Matura, 7520 maturante humbasin universitetin Luljeta Ndoka
Ne 4 provimet e Matures Shteterore jane marre plot 7520 nota jokaluese. Sipas rregullores se Matures, nese nje maturant ka ngelur qofte edhe ne nje lende, nuk ka te drejte te vijoje studimet e larta ne universitet. Numri i mesiperm 7520 ka dale duke mbledhur notat jokaluese qe jane marre ne provimin e Letersise, matematike dhe dy provimet me zgjedhje te maturanteve. Ne kete rast kemi nje marzh te lehte gabimi, sipas logjikes qe nje maturant mund te kete ngelur ne me shume se nje lende, cka ul numrin e maturanteve mbetes, por jo te 7520 katrave qe jane marre.
Humbesit
Secili prej maturanteve qe ka marre qofte edhe nje note mbetese, nuk ka te drejte te pajiset me diplomen e Matures Shteterore, dhe as t’i jape provimet ne vjeshte, pasi kjo e drejte eshte hequr sivjet. Kjo per faktin se sivjet eshte bere e detyrueshme marrja e 4 lendeve me note kaluese. Kjo do te thote se kandidatet nuk mund ta marrin provimin ne vjeshte e me pas te shpresojne per ndonje program studimi qofte ne universitetet publike me kohe te plote, te pjesshme, apo ne ato private. Sipas statistikave te shperndara nga MASH me perqindje dhe te konvertuara ne numra, del se ne provimin me detyrim te letersise kane ngelur 1104 maturante. Ne matematike kane marre note jokaluese 2094 maturante, ndersa ne dy provimet me zgjedhje, s’kane mundur te marrin as pragun minimal te pikeve plot 4320 maturante te sivjetme dhe te para 2011-es. Cdo kater qe eshte marrje, eshte nje mbyllje e sigurt e portave drejt shkolles se larte per vitin akademik 2011-2012. Ndersa, sipas rregullores se Matures Shteterore, mbetesit mund t’i japin provimet ku kane ngelur, ne vitin e ardhshem, me maturantet e vitit 2012.
Me zgjedhje
Rreth 9 per qind e maturanteve qe u jane nenshtruar provimeve me zgjedhje, nuk kane arritur te marrin nota kaluese, nderkohe qe 5 per qind kane rezultuar me pike maksimale. Por, ka dhe nga ata maturante, qe nuk kane marre ende pergjigjet, pasi testet e tyre i kane kaluar Komisionit qe heton rastet e dyshuara per kopje apo qe kane probleme te tjera. Te tilla, thote specialisti Arben Fagu. Sipas tij, akoma nuk eshte futur koncepti qe ate kujdes qe kane ndaj letersise maturantet gjate viteve ta kene edhe ndaj lendeve me zgjedhje. “Na rezultojne rreth 9 per qind ngeles dhe 5 per qind me nota mbi nente”, thote ai. Nderkaq, autoritetet e arsimit bejne me dije se brenda kesaj jave pritet te filloje shperndarja e formularit A2, ne perberje te te cilit do te kete me shume programe studimi te renditura. Formulari eshte i nje rendesie te vecante, pasi ne baze te tij maturantet do te rendisin dhjete deget sipas preferencave. “Ne date 22 e marrin maturantet. Ne jemi pak me perpara. Sa me shume t’ua lesh ne dore aq me mire eshte se konsultohen, mendojne, rishikojne. Ka rrezik ta nxjerrim shume shpejt. Do luftojme ta nxjerrim brenda kesaj jave”, eshte shprehur Fagu.
Te dhenat:
1104 maturante ngelen ne letersi
2096 maturante ngelen ne letersi
4320 ngelen ne provimet me zgjedhje
7520 kane ngelur ne total
Risia
Ndryshe nga vitet e kaluara kur maturantet edhe pse ishin mbetes kishin mundesi per te zene nje vend ne universitet, tashme me ndryshimet e reja, ata nese rezultojne mbetes ne nje provim humbasin te drejten per te aplikuar, duke humbur nje vit akademik.
Perllogaritja e pikeve
Me marrjen e rezultateve te te gjitha provimeve, maturantet mund te bejne perllogaritjen e pikeve ne total. Formula e llogaritjes se pikeve eshte: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letersia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje.