E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, cilat degë duhet të zgjidhni



Vitin e kaluar, shumë maturantë me mesatare mbi nëntë mbetën pa shkollë të lartë, ndërkohë që shumë të tjerë, që me vështirësi kanë marrë edhe pesën, arritën të hynin në universitet. Sistemi i ndërlikuar i maturës bën që shpesh maturantët të përzgjedhin degën të cilën duan të vazhdojnë vetëm në bazë të dëshirës momentale, pa u thelluar në atë çka do t’u sigurojë hyrja në universitet.

Sot, “standard” boton pikët minimale me të cilat kanë hyrë në universitet maturantët e vjetshëm, në mënyrë që përzgjedhja e degës gjatë këtij viti, të kryhet edhe në bazë të “së mundshmes”, e jo vetëm në bazë të dëshirës e vetëbesimit. Kështu, maturantët që kanë nota të mira, nuk duhet të turren e të zgjedhin vetëm 10 degët e para në këtë listë, pasi kjo, mund t`u kushtojë rëndë, ashtu si homologëve një vit më parë.

Për këtë arsye, zgjedhja “e zgjuar” sipas specialistëve është përfshirja në listën e 10 degëve që doni të vazhdoni, edhe ato degë që janë të lehta për t`u arritur, siç janë degët në fund të kësaj liste. Shumë maturantë tentojnë vetëm universitetet e Tiranës, duke qënë të sigurt në fitoren e tyre. Por, specialistët sugjerojnë që dëshirat të përputhen edhe me mundësitë, duke bërë që një maturant të përzgjedhë një degë në më shumë se një universitet për të pasur të sigurt hyrjen në shkollë të lartë.

Kjo do të thotë se në degë si Stomatologjia dhe Farmacia kanë arritur të hyjnë vetëm ata që kishin mesatare mbi 9.5 dhe që në provimet e maturës arritën të merrnin mbi 9.5 në lëndë natyrore. Përzgjedhja e këtyre lëndëve nga maturantët e tjerë, duket si një mision i pamundur. Nga ana tjetër, në degën e Bio-Kimisë në Universitetin e Shkodrës dhe në degë të tjera në fund të listës kanë hyrë të gjithë ata që kanë aplikuar, duke i bërë këto degë “de fakto” të hapura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›