Privatizimet, gati shitja e 280 objekteve shtetërore, ne liste dhe Qemal Stafa
18/06/2010 Ministria e Ekonomisë nis procedurat. Në listë edhe stadiumi “Qemal Stafa” dhe “Asllan Rusi”
Plot 280 objekte nga më shumë se 2000 asete shtetërore që do të privatizohen janë gati për t’u shitur. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti deklaroi dje në një intervistë për televizionin “ALSAT” se kjo listë po shtohet dita-ditës edhe me objekte të tjera. "Ne kemi hapur për privatizim afërsisht 280 asete të ndryshme. Ne nga dita në ditë jemi duke marrë nga dikasteret kryesore të vendit, nga ministritë apo institucionet e tjera asete të reja, që do të hyjnë në proces privatizimi. Jo më larg se dje ka ardhur nga Ministria e Kulturës një listë tjetër, ku përfshihej stadiumi “Qemal Stafa”, stadiumi “Asllan Rusi”. Pra, asete të tjera me vlerë që i shtohen privatizimit. Nga Ministria e Mbrojtjes më ka ardhur një listë asetesh të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, pallate oficerësh, reparte në zona shumë të mira, me vlera të rëndësishme", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë. Ndërkohë qeveria synon të nxjerrë në treg për shitje brenda vitit “Albpetrolin” dhe aksionet shtetërore të kompanive strategjike. "Albpetrol, Albtelekom, ARMO, INSIG do të të tentohen të bëhen brenda vitit. Këto janë asetet më të dukshme, pastaj ka prona pa fund në vende të ndryshme të Shqipërisë, përfshi Tiranën, zonën rreth Tiranës, në bregdet. Ne deri tani u kemi dhënë prioritet kërkesave që kanë ardhur nga pronarët, në qoftë se ka pronarë apo ish pronarë të aseteve shtetërore. Deri tani 100 për qind kërkesat që kanë ardhur nga pronarët janë futur në proces privatizimi", tha Prifti. Sipas procedurës që do të ndiqet në realizimin e këtij procesi, të gjithë investitorët e huaj apo edhe ata shqiptarë do të mund të marrin informacion për objektet që kanë interes nëpërmjet internetit. Duke pasur parasysh se viti 2010 do të jetë viti i privatizimeve, me urdhër të Kryeministrit është ngritur një grup pune, i cili po bën rivlerësimin e të gjitha aseteve që parashikohet të hyjnë në këtë proces. Krahas kësaj pune është vendosur edhe procedura se si do të njihen investitorët me kompanitë dhe objektet që do të futen në privatizim. Kështu, sipas kësaj procedure, të gjitha materialet për këto kompani do të hidhen në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ku do të jenë të hapura për publikun. Për objektet shtetërore, përveç të dhënave bazë që kanë të bëjnë me vendndodhjen, çmimin apo sipërfaqen do të ketë edhe disa fotografi, që do të mund t’u krijojnë personave të interesuar idenë e qartë për këtë ndërtim, si dhe vlerën e tij. Për sa u përket ndërmarrjeve shtetërore, do të ketë të dhëna më të detajuara që kanë të bëjnë me numrin e punonjësve, bilancin e tyre apo dhe me fitimet që kanë pasur në vite. Qeveria programoi një privatizim të gjerë të aseteve shtetërore, për të mundur të mblidhte sa më shumë të ardhura për buxhetin. Pjesa më e madhe e tyre pritet të shiten deri në fund të vitit 2011.
Aksionet
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, të gjitha aksionet e minorancës që ka qeveria në kompanitë private do të kalojnë në duart e privatëve. Këtu përfshihen 24 për qind të aksioneve shtetërore të mbetura në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, 25 për qind të aksioneve të “Albtelekomit”, si dhe të 15 për qind të aksioneve në kompaninë “ARMO”. Ndërkohë, një ndër objektivat kryesorë për këtë vit do të vazhdojë të mbetet privatizimi i kompanisë së sigurimeve “INSIG”.
Procedurat
Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë. Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit në përputhje me vlerën reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e bërë dhe për dokumentet e hartuara dhe nënshkruara prej tij (genplane, situacione, aktvlerësime etj). Ekspertët vlerësues të komisionit vlerësues brenda 15 ditëve përgatitin genplanin në pesë kopje origjinale.