“Historiografise i ka munguar kritika”
Kane shkuar plote 85 vjet prej dites se tij te lindjes ne qytetin e gurte, ne Gjirokaster, e megjithate, prof. Muin Cami gati cdo dite e gjen ne Institutin e Historise. Ndonese prej vitesh ka dale ne pension, s’i ka levizur skedaret prej andej, e ka aty nje kend, nje tavoline te vogel pune, ku kalon fare pak ore te dites se tij. Edhe sot, ne diten e tij te lindjes, do te jete duke pire kafen e 85-vjetorit te tij me koleget historiane, me te cilet ka ndare nder vite jo vetem ore pune, por ide, mendime, nje copeza te historise. Por, teksa kthehet pas, per t’ju pergjigjur pyetjeve, eshte perhere teper i kujdesshem ne ato cka thote, i matur, pa dashur te flase ndonje fjale qe nuk duhet. Njihet si nje prej atyre historianeve objektive, qe ka trajtuar me se shumti periudhen 1912-1924, per te vijuar deri ne vitin 1941. Ka nisur pune ne Institutin e Historise ne vitin 1957, ne te njejtin vit kur u themelua edhe universiteti.
Prof. Cami, 85 vite jete nuk jane pak, se pari shoh te udhes t’ju pyes, si jeni me shendet?
Me duket se jam mire, sepse jam ende ne kembe e leviz vete! Jam ne pension prej vitesh, por s’e kam ndalur punen, ne keto vite kam botuar e vijoj te punoj ende. Por mosha ben te veten!
Me shume se gjysme shekulli e keni shkuar duke shfletuar, germuar e shkuar per historine e Shqiperise, ne nju kohe kur shume urdhra merreshin nga lart. Ju keni marre shume “urdhra”?
Une kam studiuar nje periudhe, kryesisht 1912-1924, ne te cilen politizimet kane qene te pakta. Jam marre me ate periudhe, ne te cilen lufta e popullit shqiptar ka qene kunder imperializmit dhe shovinizmit dhe per demokratizimin e Shqiperise. Sigurisht edhe me problemet shoqerore te vendit ne ato vite. Ndaj, edhe une nuk kam ndjere ndonje shtrengese te madhe, ndersa dihej mire vija e pergjithshme e orientimit politik, dihej roli i masave, roli i individit. Por nuk kam ndjere ndonje presion politik a ideologjik, pasi ndoshta eshte edhe periudha, me te cilen une jam marre, ku ideologjia dhe politika nuk nderhynin shume, pasi ishin detyre te tjera ato qe kishin. Mirepo, ajo cka duhet theksuar eshte qe ne cdo periudhe, ne cdo sistem ekonomiko-shoqeror ka problemet dhe shtrengesat e veta.
Keni qene edhe ne radhet e pjesetareve te Luftes Antifashiste, kjo ka ndikuar ne punen tuaj?
Une krenohem qe kam marre pjese ne lufte dhe kam dhene kontributin tim, sado i vogel ka qene ai dhe vetem kaq. Si mijera te rinj dhe te reja shqiptare. Vetem kaq!
Prof. Cami, kane shkuar 51 vjet te jetes suaj duke shkruar historine. Cili eshte pozicioni juaj ne kete debat te hapur per rishkrimin e historise se Shqiperise? Cfare ka per t’u rishkruar?
Historia eshte shkence! Dijet nuk kane fund dhe ate qe sot e di, neser ndodh qe e pasuron me dokumente te reja, duke e sjelle ne nje drite te re! Ne kete kuader, edhe une jam perpjekur qe ta rishkruaj, te rishoh, por ne asnje rast nuk ka ndodhur dhe s’mund te ndodhe qe te permbyset ajo qe une kam shkruar me pare, sic po ndodh te degjojme sot. Une ate qe e kam shkruar, nuk e hedh poshte. Ai regjim kishte problemet e tij dhe kete s’ka pse e fsheh askush, por me duket se te rinjte apo individe te caktuar, kerkojne qe te mohojne gjithcka, edhe ato kontribute te medha qe ka dhene. Dhe harrohet se cdo sistem ka pluset dhe minuset e veta.
E meqe jemi te “mohimi i gjithckaje”, cfare nuk duhet te mohojme realisht ne historine tone?
Po cdo gje duhet shkruar me objektivitet, edhe rezultatet edhe mangesite. Keshtu duhet vepruar edhe me periudhen nga viti 1945-1990. Ka shume ane pozitive, jo vetem ne kulture e shkence, por ka edhe shume gabime. Socializmi eshte nje rend ekonomiko-shoqeror post kapitalist, dhe askush nuk duhet kujtoje se ekonomia e tregut eshte sistemi i fundit ekonomiko-shoqeror. Shoqeria eshte ne zhvillime te vazhdueshme dhe shoqeria ecen gjithmone perpara.
Duke qene se aktiviteti juaj kryesor eshte ne periudhen ‘12-‘24, si e gjeti pavaresia Shqiperine dhe popullin shqiptar?
Me plot probleme! Forcat politike dhe qeverine shqiptare i gjeti me shume probleme ne radhe te pare per stabilizimin e shtetit shqiptar. Por te mos harrojme qe cdo shtet ne fillimet e veta nuk e ka te lehte. Megjithate, 1912-2924 qe nje periudhe ne te cilen forcat politike dhe politikanet shqiptare fituan shume pervoje. E qe me 1920 beri nje mrekulli, beri Lushnjen dhe Vloren qe tregon se populli shqiptar tregoi vlerat e tij atdhetare ne ate periudhe. Qe per fat te keq, disa kolege te mi historiane, ate rifitimin e pavaresise me 1920 ja kontribuojne apo thone se na i dhane te huajt.
Pra, eshte vendimtar faktori i brendshem kundrejt atij te jashtem?
Sipas meje, faktori i brendshem luan rolin kryesor zakonisht, por pa faktor te jashtem s’mund te behet. E nese me 1912 nuk do te qene kontradiktat e Fuqive te Medha te ndara ne dy grupe, Shqiperia s’do t’i kishte bere balle fqinjeve dhe nderhyne Fuqite e Medha, Austro-Hungaria e Italia. Ndaj edhe faktori i jashtem ka rolin e madh te padiskutueshem, por ne vitin 1920 eshte faktori i brendshem, ai qe vendosi. Dashur pa dashur, eshte mohuar roli i madh i Lushnjes dhe Vlores, ose me sakte nuk i eshte dhene vendi i duhur.
Jane bere shume gabime te politikaneve tane dhe historiogfarise shqiptare?
Po ai qe punon edhe gabon! Eshte vet zhvillimi ai qe ne ve perpara sfidave, pasi s’mund ne asnje menyre te kryesh ne perfeksion te gjitha gjerat. E nese flasim per historiografine shqiptare, duhet pasur parasysh se Historine e Shqiperise e kane shkruar te huajt deri ne vitin 1945. Pas ’45-es jane historianet shqiptare, ata qe e moren ne dore kete detyre. Por historia duke qene shkence zhvillohet, plotesohet, korrigjohet e keshtu ndodh edhe me ne. Por, e verteta, sipas meje, eshte se historianet shqiptare nuk e kane pare historine e Shqiperise me syrin kritik, kete e kane menjanuar. Eshte ngritur lart nje ceshtje, eshte folur per bema dhe heroizma. Jo pse s’duhen thene ato, por s’duhet te permenden vetem keto heroizma. Ajo qe mund te them eshte se, nese dje pati politizime, edhe sot ka politizime. Dje i fryne rolit fuqise se madhe, edhe sot po ashtu. Koniunktura politike luan rolin e vet, por ato duhet doemos te shihen me syrin kritik. S’duhet t’i japim nje fuqie te madhe nje rol qe s’e ka luajtur ne vendin tone, vetem per hir te koniunktures politike.
Keni “frike” per historine shqiptare, c’brez historianesh po vijne?
Ne te moshuarit, qe kemi pasur shume probleme, donim qe zhvillimet e vendit tone te ecin me mbare nga c’po ecin. Qe kjo periudha e tranzicionit eshte dicka qe do kaloje, por ketu te ne po krijohen me shume probleme nga vetja jone. Edhe ne fushen e shkollimit, po shohim qe behet nje hap para dhe dy hapa pas. Duket se eshte jashte kontrollit gjithcka. S’dua te them se e shoh bardhezi kete gje, pasi une jam nga ata bashkemoshataret e mi qe jane optimist. Populli yne ka kaluar neper situata te veshtira e megjithate ka pasur njerez qe kane ditur ta nxjerrin barken shqiptare ne breg. Tani situata jane krejt te ndryshme. Sot nuk mund te besh nje politike teresisht te pavarur. Si shume kolege te mi, na vjen keq qe zhvillimi nuk po ecen sic duhet, ku perplasjet politike midis forcave, po kalojne cdo kufij.
Monografia e pabotuar per Konferencen e Paqes 1919
Ndonese 85 vjec, nuk ka reshtur asnje dite se punuari. Momentalisht ka ne dore nje monografi voluminoze mbi “Konferencen e Paqes se Parisit, 1919”. Prof. Cami rrefen se, “ka dokumente te reja dhe sa me shume koha kalon, aq me shume ato mund te shfrytezohen. Po sidomos per tema te tilla, qe kane te bejne me ngjarje nderkombetare, nuk kane fund dokumentet qe mund te dalin, dhe nuk mund qe te gjitha te shqyrtohen. Por une jam perpjekur te jem sa me objektiv. Dhe jam ne fazen tani qe po e redaktoj e po e rishoh edhe nje here”.
Studimet te botuara si monografi te Camit
Perpos studimeve shume te rendesishme monografike, qe hedhin drite mbi historine e Shqiperise, prof.Cami ka nje kontribut te jashtezakonshem edhe ne botimet kolektive, jo vetem ne vellimet e Historise se Shqiperise, por edhe ne zera te ndryshem ne Fjalorin Enciklopedik e faqe te tera studimesh ne revisten “Studime historike” te Institutit te Historise, por edhe dhjetera artikuj ne shtypin e perditshem shqiptar, pas vitit 1990, ku jane trajtuar ceshtje te mprehta te historise se Shqiperise.
“Lufta clirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar ne vitet 1918-1920” - 1969
“Shqiperia ne marredheniet nderkombetare” (1914-1918) - 1987
“Shqiptaret dhe francezet ne Korce” - 2000
“Lufta e Vlores, faktoret e fitores” - 2000
“Shqiperia ne rrjedhat e historise” - 2007