Matura, provimet e vjeshtës, më 9 dhe 15 tetor
Në datat 9 dhe 15 tetor, rreth 4 mijë të rinj do të rihyjnë në provimet e maturës. Ata rezultuan mbetës në provimet e qershorit dhe tani në vjeshtë u jepet një shans i dytë. Inspektori i Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Muhamed Mesi, u shpreh për "Shqip" se "provimi i letërsisë është më 9 tetor dhe i matematikës më datë 15 tetor". Në Tiranë janë rreth 600 nxënës mbetës të sezonit të vjeshtës.
Kjo kategori nxënësish nuk mori pjesë në provimet me zgjedhje, por nuk i pengon ata të bëhen studentë. Një pjesë e madhe e tyre e kanë shprehur këtë dëshirë, ndaj provimet e vjeshtës u caktuan në fillim të tetorit. "Asgjë nuk i pengon nxënësit që marrin këto provime të regjistrohen në universitetet private", u shpreh Mesi. Sipas tij, këto universitete kanë specifikat e tyre për pranimin e studentëve të rinj, por nuk i kanë kusht provimet e lëndëve me zgjedhje. Ndërsa një shans u jepet atyre edhe në sistemin part-time të shkollave publike. Deri më tani, në këtë sistem janë pranuar maturantë me dhe pa provimet me zgjedhje. Meqenëse regjistrimet në fakultete nuk nisin deri më 15 tetor, këta maturantë fare mirë mund të arrijnë të bëhen studentë në part-time nëse i marrin provimet e vjeshtës. Ministria e Arsimit ende nuk e ka miratuar vendimin për çeljen e regjistrimeve në part-time, por në parim ka njoftuar se regjistrimet nisin pas atyre të studimeve me kohë të plotë.
Janë rreth 4000 të rinj që nuk arritën të marrin dy provimet e detyruara, matematikën dhe letërsinë. Por janë shumë herë më tepër ata që nuk morën lëndët me zgjedhje. Plot 13 mijë të rinj kanë mbetur në këto provime. Çka do të thotë se të mbledhur së bashku janë gjysma e maturantëve të këtij viti. Një nivel ky që lë për të dëshiruar. Nga 30 mijë maturantë, 17 mijë nuk arrijnë të kualifikohen në provimet e maturës. Ata janë përjashtuar nga konkursi i shkollës së lartë në sistemin e ditës, por, siç theksuam, i kanë të gjitha shanset të bëhen studentë në një universitet privat, apo në universitete shtetërore në sistemin me kohë të pjesshme.
Mbetësit nuk janë vetëm nga periferia, por edhe nga Tirana. Sipas statistikave të Drejtorisë Arsimore, janë plot 600 maturantë që pritet të testohen më 9 dhe 15 tetor. Provimet e vjeshtës për nxënësit e qytetit të Tiranës zhvillohen në dy shkolla, "Sami Frashëri" dhe "Konferenca e Pezës". Drejtoria Arsimore e Tiranës do të angazhojë 30 mësues si administratë në dy ditët e provimeve. Për sa u përket rretheve, për drejtoritë arsimore janë duke u caktuar ambientet, ndërsa mësuesit, për provimet e vjeshtës, do të nisin udhëzimet përkatëse nëpër shkolla më datë 1 tetor. Siç mësohet nga AVA, testet përkatëse do të jenë të ngjashme me ato të qershorit, ku pjesa më e madhe e pyetjeve janë me zhvillim. Specialistët pohojnë se testet do të jenë të të njëjtit nivel vështirësie me ato të parat.