E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Mjekësisë, kundër Dekanit: Ndryshon rregulloren sipas interesave personale

Studentët pretendojnë se dekani Alfred Priftanji ka shkelur rregulloren e Universitetit të Tiranës


Në një material të dërguar në redaksinë e gazetës SOT studentët e Fakultetit të Mjekësisë protestojnë për ligjin e Arsimit të Lartë, për nenet e ndryshuara në të dhe për të gjitha hallkat që sipas tyre përbëjnë shkelje të së drejtës së studentëve.

Përpos kësaj nga studentët është bërë publik fakti që Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë ka ndryshuar me pa të drejtë rregulloren e këtij fakulteti duke e interpretuar sipas interesave përkatëse. Në material thuhet se ndryshimin e kësaj rregulloreje, e ka vetëm institucioni i Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe fakti që rregullorja është ndryshuar nga dekanati i Fakultetit të Mjekësisë përbën një shkelje të rëndë jo vetëm për Ligjin e Arsimit të Lartë por edhe se kjo gjë ka të bëjë drejtpërdrejt me studentët. Rregullorja e Fakulteteve është miratuar me Vendimin nr. 5, datë 12.04.2010 nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës. Studentët në materialin e dërguar gazetës deklarojnë se për të gjitha këto dekani i cili dhunon të drejtat e studentëve ka kërkuar interpretim në rektorat dhe përgjigja ka qenë e qartë. Asgjë sndal aplikimin e rregullores të miratuar në senat. Gjithashtu studentët e mjekësisë i drejtohen dekanit të këtij fakulteti duke e quajtur veprimin e tij si një skandal të radhës. Në material i drejtohen tre pyetje Dekanit Alfred Priftanjit: A i përfaqëson vërtet studentët që nga dita e zgjedhjes si Dekan i FM?. Madje studentët nuk kanë denjuar ti drejtohen dekanit të tyre në mënyrë personale me pyetjen se cili është motivi i tij që shkel rregulloren e UT të miratuar nga Senati Akademik i UT, ku përfaqësohen dhe studentet? Ndër të tjera në material studentët kanë bërë publik edhe faktin se në këtë fakultet merren edhe ryshfete për provimet. Studentët i janë drejtuar dekanit duke i thënë se: Mos vallë provimet ju nevojiten për të gjobitur studentët për _000 Euro provimi. Sipas studentëve të mjekësisë ja cilat janë nenet që sipas nismës së Kryeministrit Berisha eliminojnë korrupsionin e dijes. Fitimi i diplomës. Neni 59. Drejtuesit e temave të diplomës miratohen nga departamenti. Për udhëheqjen e diplomave të ciklit të parë dhe të dytë, ata duhet të gëzojnë të paktën diplomë MND. Për çdo fushë diplomimi, departamenti brenda një muaji nga dita e fillimit të vitit akademik, u bën të njohur studentëve të vitit të fundit tezat e diplomave. Çdo fakultet përcakton procedurat që duhet të ndiqen për informimin e studentëve. Neni 60. Në përfundim të programit të studimeve të nivelit të parë, për fitimin e diplomës parashikohet përgatitja e një teze diplome ose punimi të pavarur,  sipas specifikave të njësive kryesore dhe të përcaktuar në rregulloren e brendshme të tyre. Për fitimin e diplomave së nivelit të dytë DND, MNP dhe diplomës së integruar të nivelit të dytë DIND, parashikohet përgatitja e një teze diplome, të përpunuar në mënyrë krijuese e të pavarur nga studenti. Neni 93. Kjo Rregullore shfuqizon rregulloren e mëparshme dhe shtrin efektet me miratimin nga Senati Akademik i UT. Të drejtat e përfituara nga rregullimet e mëparshme mbeten në fuqi për vitin akademik 2009-2010. Neni 94. Nenet e rregullores se universitetit te Tiranës që rregullojnë çështjen për të cilën protestojnë studentët. Fitimi i diplomës. Neni 59. Drejtuesit e temave të diplomës miratohen nga departamenti. Për udhëheqjen e diplomave të ciklit të parë dhe të dytë, ata duhet të gëzojnë të paktën diplomë MND. Për çdo fushë diplomimi, departamenti brenda një muaji nga dita e fillimit të vitit akademik, u bën të njohur studentëve të vitit të fundit tezat e diplomave. Çdo fakultet përcakton procedurat që duhet të ndiqen për informimin e studentëve. Neni 60. Në përfundim të programit të studimeve të nivelit të parë, për fitimin e diplomës parashikohet përgatitja e një teze diplome ose punimi të pavarur, sipas specifikave të njësive kryesore dhe të përcaktuar në rregulloren e brendshme të tyre. Për fitimin e diplomave së nivelit të dytë DND, MNP dhe diplomës së integruar të nivelit të dytë DIND, parashikohet përgatitja e një teze diplome, të përpunuar në mënyrë krijuese e të pavarur nga studenti. Neni 93. Kjo Rregullore shfuqizon rregulloren e mëparshme dhe shtrin  efektet me miratimin nga Senati Akademik i UT. Të drejtat e përfituara nga rregullimet e mëparshme mbeten në fuqi për vitin akademik 2009-2010. Neni 94. Të drejtën e interpretimit të kësaj Rregulloreje, e ka Rektorati i Universitetit të Tiranës. Miratuar me Vendimin nr. 5, datë 12.04.2010 nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës.

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›