E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, shembuj për pikët në degët e Mjekësisë, Farmacisë, Juridikut e Historisë



Jonida Tashi

Secili maturant mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë, duke njohur vlerësimet e veta (parashikimet), pra duke vlerësuar veten. Sipas rregullores së shpallur nga Ministria e Arsimit, secili kandidat ka të drejtë të zgjedhë në formularin A2 deri në 10 programe studimi, të renditura në preferenca nga 01 deri në 10, ku ai dëshiron të studiojë. Kandidati shpallet fitues në preferencën më të lartë të zgjedhur prej tij kur plotëson kriterin e pikëve, pra të jetë në renditje në grupin e fituesve të atij programi studimi në kuotat e përcaktuara. Kjo do të thotë që kandidati jo vetëm duhet të llogarisë paraprakisht pikët që mund të fitojë (afërsisht), por dhe të synojë për konkurrim në ato programe studimi ku mund të fitojë. Shembujt e mëposhtëm tregojnë se si mund të llogarisë pikët fituesi i fundit për disa degë në universitet. Këto të dhëna janë të vitit të kaluar, dhe shërbejnë për të orientuar maturantët të zgjedhin në formularin A2 dhjetë degët e universiteteve që ata do të preferojnë, në qershor. Këto rezultate ndryshojnë nga viti në vit në bazë të nivelit të kandidatëve për në universitete, koeficienteve dhe nivelit të testeve.
Histori
Fituesi i fundit në programin e studimit Histori (001), me 100 vende, ka mbaruar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja për Anglisht (shkolla 10). Koeficienti i shkollës për këtë program studimi është 1.3. Ka dhënë si provim të parë me zgjedhje (6) Njohuri për Shoqërinë, Filozofinë, Ekonominë, që ka koeficientin 1.3 për këtë program studimi. Provim të dytë me zgjedhje ka dhënë (5) Histori-Gjeografi, që ka koeficientin 1.3. Llogaritja e pikëve për këtë maturantë bëhet sipas formulës: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1xK1 + Z2xK2]. Zëvendësojmë kufizat e kësaj formule me notat dhe koeficientet përkatës të këtij nxënësi dhe kemi: [(6.60 + 7.64 + 9.06) x 1.3 + 7.73 x 1.3 + 6.70 x 1.3] = (23.3 x 1.3 + 14.43 x 1.3) = 30.29 + 18.759 = 49.049. Duke shumëzuar me 100 marrim rezultatin 4904.9 pikë. Ky fitues, sipas pikëve, është renditur i 687-ti në listën e kërkuesve të programit të studimit Histori. Është fituesi i 100 (i fundit), pasi të gjithë maturantët me pikë më shumë se ky (gjithsej 587 maturantë) kanë fituar në preferenca më të larta të tyre, që kanë qenë para preferencës 001.
Farmaci
Llogarisim dhe pikët e fituesit të fundit në programin e studimit Farmaci (030). Ky fitues ka mbaruar shkollën e mesme të profilizuar në profilin natyror (01). Koeficienti i shkollës për programin e studimit Farmaci është 1.4. Ka dhënë provimet me zgjedhje (2) Fizikë dhe (4) Anglisht, që për programin e studimit Farmaci, kanë koeficientin 1.3. Duke zëvendësuar notat e këtij fituesi dhe koeficientit, në formulën e mësipërme kemi: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2] = [(8.56 + 8.07 + 9.50) x 1.4 + 8.52 x 1.3 + 7.95 x 1.3] = (26.13 x 1.4 + 16.47 x 1.3) = 36.582 + 21.411 = 57.993, që duke e shumëzuar me 100 kemi vlerësimin 5799.3 pikë. Me këto pikë, ky nxënës është renditur në vendin e 371-të dhe është fituesi i 80-të, pasi nxënësit me më shumë pikë se ky dhe të renditur para tij, kanë fituar në preferencat e tyre më të larta.
Mjekësia
Drita ka aplikuar në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet në degën e Farmacisë. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme të profilizuar, profili natyror dhe ka një notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34. Në dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate: Në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe 8.72; Në Matematikë 9.15. Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje Fizikë dhe Biologji dhe ka si rezultate: Në Fizikë 9.23; Në Biologji 9.52. ǒllogaritje duhet të kryejë për të gjetur sasinë e pikëve me të cilat do të renditet?
Veprimi i parë
Në fillim ajo sheh se cili është koeficienti që ka caktuar Fakulteti i Mjekësisë për shkollën e mesme të saj. Ajo sheh në tabelë dhe gjen koeficientin 1.4. Atëherë ajo kryen këto llogaritje: Shumëzon: 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti i shkollës) = 11.676. Shumëzon: 8.72 (nota në gjuhë-letërsi) x 1.4 (koeficienti i shkollës) = 12.208. Shumëzon: 9.15 (nota në matematikë) x 1.4 (koeficienti i shkollës) = 12.81.
Veprimi i dytë
Pastaj ajo sheh se cili është koeficienti që Fakulteti i Mjekësisë ka zgjedhur për Kiminë dhe cili është koeficienti për Biologjinë. Në tabelë gjen këto koeficiente: Për Fizikën 1.3; Për Biologjinë 1.3. Atëherë ajo kryen edhe këto llogaritje të tjera:
Shumëzon: 9.23 (nota në Fizikë) x 1.3 (koeficienti për Fizikën) = 11.999. Shumëzon: 9.52 (nota në Biologji) x 1.3 (koeficienti për Biologjinë) = 12.376.
Veprimi i tretë
Secili prej rezultateve te mësipërme shumëzohet me 100:
11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x 100 = 1220.8
12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6
Veprimi i katërt
Rezultatet mblidhen: 1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9. Ky është rezultati me të cilin Blerina konkurron në degën e Farmacisë.

Juridiku
Agimi aplikon në Universitetin e Tiranës në fakultetin Juridik. Ai ka mbaruar një Shkollë të mesme artistike dhe ka notë mesatare nga shkolla e mesme 8.21. Në dy provimet e detyruara ai ka këto rezultate: Në provimin e Letërsi dhe Gjuhë shqipe ai ka 8.72; Në Provimin e formimit teorik profesional ai ka 9.15. Ai ka zgjedhur si provime me zgjedhje: Anglisht, Sociologji + Ekonomi + Filozofi dhe ka si rezultate: Në Anglisht 9.23; Në Sociologji + Filozofi + Ekonomi tregu 9.52. ǒllogaritje duhet të kryejë për të gjetur sasinë e pikëve me të cilat do të renditet?
Veprimi i parë
Në fillim ai sheh se cili është koeficienti që ka caktuar Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për shkollën e mesme të tij. Në tabelë ai sheh dhe gjen koeficientin 1.1. Atëherë ai kryen këto llogaritje: Shumëzon: 8.21 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.1 (koeficienti për llojin e shkollës) = 9.031. Shumëzon: 8.72 (nota në Letërsi dhe Gjuhë shqipe) x 1.1 (koeficienti për llojin e shkollës) = 9.592. Shumëzon: 9.15 (nota në provimin e formimit teorik profesional) x 1.1 (koeficienti për llojin e shkollës)= 10.065.
Veprimi i dytë
Pastaj ai sheh se cili është koeficienti që fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ka zgjedhur për lëndën Sociologji + Filozofi + Ekonomi Tregu. Ai gjen në tabelë këtë koeficient: 1.3. Sociologji + Filozofi + Ekonomi: koeficienti është 1.3. Për Anglishten ai e di se koeficienti është 1.3, sepse në çdo rast kur zgjidhet anglishtja e ka koeficientin 1.3. Atëherë ai kryen edhe këto llogaritje të tjera: Shumëzon: 9.52 (nota në Sociologji + Filozofi + Ekonomi tregu) x 1.3. (koeficienti për Sociologji + Filozofi + Ekonomi tregu) = 12.376. Shumëzon: 9.23 (nota në anglisht) x 1.3 (koeficienti për anglishten) = 11.999
Veprimi tretë
Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:
9.031 x 100 = 903.1
9.592 x 100 = 959.2
10.065 x 100 = 1006.5
12.376 x 100 = 1237.6
11.999 x 100 = 1199.9
Rezultatet mblidhen:
903.1 + 959.2 + 1006.5 + 1237.6 + 1199.9 = 5306.3
Ky është rezultati me të cilin Agimi konkurron për t’u pranuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Të dhëna
NM - nota mesatare e shkollës së mesme
D1 - nota e marrë në provimin e parë të detyruar
D2 - nota e marrë në provimin e dytë të detyruar
Ksh – është koeficienti i shkollës
K1 – koeficienti për provimin e parë me zgjedhje
K2 – koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje
Z1 – provimi i parë me zgjedhje
Z2 - provimi i dytë me zgjedhje

20 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›