E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura shtetërore, sot maturantët në Kosovë testojnë dijet

Rreth 35 mijë maturantë të 2012 dhe ata që kanë mbetur vitin e kaluar, sot dhe me 23 qershor do të sprovojnë dijet në testin provues, i cili në dallim nga viti i kaluar,do të ketë 200 pyetje, nga të cilat 60 nga lëndët e përgjithshme mësimore dhe 40 nga lëndët e zgjedhura.

Zëdhënës i Ministrisë së Arsimit Ragip Gjoshi tha se testi i maturës ka filluar në orën 10:00 dhe deri tani nuk është shënuar asnjë parregullsi.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se janë angazhuar 900 komisione, 2 mijë e 600 administrues, dhe së paku 300 monitorues nga UP-ja.

Publikimi i rezultatit të testit, pritet të bëhet më 30 qershor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›