Euro 2012, ndeshje titanësh, Gjermani-Portugali

Kristiano Ronaldo me shokë do të kërkojnë të hakmerren ndaj formacionit të Johakim Lëvit, për eliminimin e tyre në fazën e një të tetave katër vjet më parë.
Gjermania parashikohet ta këtë të plotë skuadrën titullare për ndeshjen e së shtunës kundër Portugalisë, në Lviv. Mesfushori i Bajernit të Munihut, i cili nuk luajti në asnjë prej ndeshjeve miqësore përgatitore, për shkak të një problemi në pulpë, është plotësisht i gatshëm dhe ai do të marrë rolin e tij në qendër të mesfushës.
Kapiteni Filip Lahm do të luajë si mbrojtës i majtë, me shokun e tij te Bajerni i Munihut, Zherom Boateng, që do të luajë në të krahun e kundërt, me detyrë për t`i bërë një mbulim të rreptë Kristiano Ronaldos.
Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, do të thërrasë blerjen e re të Valencias, Zhoao Perreira, për ta pasur në formacion startues në vend të Miguel Lopezit, në krahun e djathtë, ndërkohë që Helder Postiga parashikohet të luajë në vijën sulmuese. Anësori nani, i cili u dëmtua në këmbë gjatë miqësore së humbur 3-1 me Turqinë, parashikohet të formojë treshen e sulmit.