Matura, stomatologjia me e kerkuara
Fakulteti i Stomatologjise duket se do te jete me i veshtiri per tu fituar nga maturantet e ketij viti. Te dhenat paraprake tregojne se te vetmit kandidate qe mund te fitojne kete dege do te jene ata te cilet kane marre nota mbi 9 gjate provimeve te Matures Shteterore, por edhe qe kane nje mesatare shume te mire. Me pas renditen fakultete te tjera te mjekesise, inxhinierive, arkitekture e ekonomik ne listen e te kerkuarve.
Deget
Deget qe rezultojne me te kerkuara nga te rinjte kane edhe mesataren me te larte te pranimit. Keshtu ne krye te kesaj liste renditet per te tretin vit radhazi Stomatologjia, e cila ka nje mesatare te pranimit te studenteve te rinj rreth 9.1 dhe menjehere pas saj vijne studentet e Farmacise me nje mesatare prej 9.08 te te kater viteve te shkolles se mesme. E treta ne listen e degeve qe pranojne studente me mesataren me te larte eshte Mjekesia e Pergjithshme ku per te fituar te drejten e studimit duhet ta kesh noten mesatare te kater viteve 8.95. Ne Inxhinieri Ndertimi jane pranuar te rinjte me nje mesatare 8.86 dhe menjehere pas saj vjen Informatika Ekonomike, ku mesatarja e pranimit eshte 8.75. Ne deget te cilet kane nje koeficient te larte pranimi renditet edhe Drejtesia, ku mesatarja e pranimit eshte nota 8.6, ndersa per t’u pranuar ne degen e Finances ne Universitetin Tiranes duhet te kesh nje mesatare 8.57. Gjithashtu ne 10 deget qe kane mesataren me te larte te pranimit ben pjese edhe Shkencat Politike ku mesatarja e fituesve eshte nota 8.5, Inxhinieria Elektronike e ka noten mesatare te pranimit 8.48, ndersa e 10-ta ne listen e degeve qe kerkojne me shume pike per t’u klasifikuar si fitues, mbyllet nga Psikologjia e cila ka noten mesatare 8.26.
Klasifikimi
Renditja e ketyre pikeve eshte bere ne baze te gares te zhvilluar nje vit me pare per vendet ne universitetet publike ne vend. Ka qene APRIAL-i, agjencia qe ben llogaritjen e pikeve dhe shperndarjen e fituesve dhe nota mesatare perkrah ketyre degeve, eshte mesatarja e te gjithe studenteve qe jane klasifikuar si fitues pas provimeve te Matures Shteterore. Pra, ne kete perllogaritje jane kater notat e provimeve te matures, nota mesatare e kater viteve te shkolles se mesme per te gjithe ata qe jane listuar siper vizes se kuqe. S. Isaku
Perzgjedhja e degeve te fakultetit
Zgjedhja qe do te bejne maturantet gjate plotesimit te formularit A2 eshte vendimtare per ta, pasi nje zgjedhje e gabuar ne ditet kur do te plotesoni formularin A2 mund t`ju beje automatikisht jofitues. Kjo, pasi vetem nga koeficientet e matures, vendosen ne loje 1600 pike, qe do te thote me shume sesa diapazoni i fituesit te pare me fituesin e fundit ne shumicen e degeve. Koeficientet e shkollave te mesme zene peshen kryesore ne kete diference me 1200 pike ndryshim, ne nje zgjedhje te gabuar.