Ligji i arsimit te larte, shefat e pavijoneve me konkurs
Ndryshimet e bera ne ligjin e Arsimit te larte nuk prekin vetem universitetet por edhe spitalet, pikerisht ato universitare ku ne cdo pavijon ka nga nje drejtues. Keshtu, shefat e sherbimeve ne spitalet universitare do te zgjidhen me konkurs te hapur. Sigurisht faktor ne kete proces do te jete edhe drejtuesi i qendres spitalore universitare. Ndryshimi i modaliteteve per zgjedhjen e shefave te sherbimit eshte diskutuar fillimisht nga grupi i punes qe po kujdeset per formulimin e ndryshimeve per projektligjin “Disa amendime ne ligjin e arsimit te larte”. Po ashtu, Fakulteti i Mjekesise, profesorati qe aktualisht jep mesim ne departamentet e tij, eshte ne dijeni te draftit te pergatitur, pavaresisht se jane shprehur qe ky eshte thjesht nje draft dhe ende nuk e ka marre formen e ligjit, dhe nuk eshte miratuar perfundimisht. Pavaresisht kesaj, pak kohe me pare ne konferencen e rektoreve, atehere kur u be edhe nje paraqitje e shkurter e pjeseve te draftit per ndryshime ne ligjin aktual te arsimit te larte eshte sqaruar nga kreu i arsimit se shefat e sherbimeve ne institucionet shendetesore arsimore do te perzgjidhen me konkurs te hapur. Nga ana tjeter edhe Ministri i Arsimit pak kohe me pare ka pohuar se do te kete ndryshime ne kete sektor ku pervec menyres se zgjedhjes do te ndryshoje edhe afati kohor qe ata do te qendrojne ne krye te detyres. Sipas ligjit, mandati i nje shefi do te jete 4 vjet per te drejtuar nje sherbim, nderkohe qe gradat dhe doktoraturat duhet ti kete marre jashte vendit.
Kuotat
Ndonese nuk jane miratuar ende zyrtarisht kuotat e pranimit ne universitet publike per vitin akademik 2010-2011, jo te gjithe pjesemarresit do te pranohen ne universitete. ne total mendohet qe edhe per 2010, te drejten e studimeve te larta do ta gezojne rreth 22 mije kandidate, teksa ne provime jane regjistruar per te marre pjese rreth 38 mije maturante. Sipas propozimeve te bera deri me tani per Universitetin e Tiranes, deget e te cilit jane edhe me te kerkuarat ne rang vendi, jane propozuar rreth 7 mije kuota pranimi duke perfshire ketu edhe kuotat e sistemit part-time. Ndersa pjesa e mbetur do te shperndahet ne Universitet e tjera publike. Gjate ketyre diteve pritet te percaktohen edhe modalitet e zhvillimit te konkursit per pranimet qe do te kryhen ne akademite sportive dhe ato artistike.