Maturantët, rregullat që të mos përjashtoheni nga provimi
Kujdesi që duhet treguar për provimin e Letërsisë. Dokumentet që ju nevojiten ditën e provimit
Jonida Tashi
Vetëm gjashtë ditë kohë iu ka mbetur maturantëve për të nisur garën e provimeve të detyruara të Maturës. Letërsia është provimi i parë i detyruar që do ti nënshtrohen të gjithë maturantët në datën 9 qershor. Ndërkohë që secili prej tyre duhet të tregohet shumë i kujdesshëm gjatë zhvillimit të provimit, në të kundërt penalizimet nuk janë të pakta. Kështu nëse një maturant do të thyejë rregullat e provimit përpara tij do të gjenden tre penalizime: përjashtim nga provimi, mosnjohje e rezultateve, heqja e të drejtës për të dhënë provimet e Maturës edhe vitin e ardhshëm. Për të mos u ndëshkuar si pasojë e thyerjes së rregullave, maturantët duhet të jenë të mirëinformuar paraprakisht për këto rregulla penalizuese. Rregullorja e Maturës Shtetërore përcakton se kur një maturant mund të përjashtohet nga provimi dhe penalizimet në rast se thyhen rregullat e përcaktuara. Janë 10 rregulla që përcaktojnë qartë rastet kur një maturant mund të përjashtohet nga provimi dhe të mos i njihen rezultatet. Bazuar në Rregulloren e Maturës, maturantët duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit/kandidatit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende si dhe leximi i rregullave për nxënësit/kandidatët. Procesi i identifikimit të çdo maturanti gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Me kërkesën e tij, ai mund të ndihmohet nga drejtori i shkollës dhe administratorët e provimit.
Provimi
Pas fillimit të zhvillimit të provimit, nuk lejohet që drejtori i shkollës të hyjë në mjediset ku zhvillohet provimi. Hyrja dhe ndarja e çdo maturanti nëpër klasa, bëhet duke ndjekur rigorozisht rendin zbritës të listës emërore te dërguar nga AVA. Ndërkohë që çdo maturant në ditën e provimit, duhet të ketë me vete për identifikim certifikatën personale me fotografi ose letërnjoftimin. Sipas Rregullores, lejohet hyrja në provim vetëm e nxënësit/kandidatit të shpallur në listë. Ndërsa sistemimi i çdo nxënësi/kandidati, në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit te hyrjes se tyre. Madje, ndalohet ndërrimi i vendeve. Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik.
Përjashtimi
Ditën e provimit maturanti përjashtohet, ose nuk i njihet rezultati i provimit në qoftë se: Nuk është i pajisur me dokument identifikimi si certifikata personale me fotografi; Nuk qëndron në vendin që i caktohet; Përpiqet të japë provimin për një nxënës/kandidat tjetër; Bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit; Merr ose jep ndihmë, informacion, kopje ose komunikon me nxënës/kandidatë të tjerë; Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit; Përdor mjete shkrimi të ndryshme nga ato të specifikuara për këtë qëllim (të cilat janë: stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe vizore, laps, gomë- vetëm për provimin e matematikës); Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve; Largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit; Shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
Penalizimi
Në qoftë se një maturant thyen rregullat e provimit, atëherë administratori i provimit njofton përgjegjësin e administrimit të provimit dhe merr këto masa disiplinore: Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi, në qoftë se thyen rregullat e provimit; Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi dhe i hiqet e drejta të japë provimet e Maturës për vitin në vazhdim, në qoftë se nuk zbaton rregullat e mësipërme. Në qoftë se përgjegjësi i administrimit të provimit merr një nga masat e parashtruara më sipër, ai urdhëron maturantin të largohet nga salla e provimit, pa shqetësuar të tjerët. Në rast se kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit dhe lejon vazhdimësinë e provimit.
Të drejtat e maturantëve
Në rast se maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit nga ana e nxënësve të tjerë, ai ka të drejtë të raportojë për parregullsi tek administratori i provimit. Nxënësve maturantë të verbër, pasi u jepet broshura e testit, veçohen në një mjedis të përshtatshëm dhe ndihmohen, duke caktuar një person të besueshëm, për leximin e pyetjeve të testit dhe për plotësimin e përgjigjeve, që jep me gojë nxënësi, në fletën e testit. Në këto raste të mundësohet regjistrimi i përgjigjeve. Maturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orësh nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë, të përcaktuar që më parë.
Procedura e sekretimit të testit
Sekretimi i testeve fillon menjëherë, pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit
Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit
Administratori i sekretimit, pasi kryen identifikimin e nxënësit/kandidatit dhe prezencën e tij në listën emërore, realizon ngjitjen e etiketave të kodit të sekretimit në hapësirat e parashikuara në test dhe në listën emërore Gjatë procesit të sekretimit nxënësi duhet të firmosë pasi të ketë verifikuar ngjitjen e barkodeve në listën emërore dhe në testin e tij
Administratori i sekretimit ngjit njërën nga etiketat e kodit të sekretimit mbi vendin e parashikuar në test dhe etiketën tjetër, të çiftit të kodit të sekretimit, e ngjit përkrah emrit të nxënësit/kandidatit në listën emërore
Përgjegjësi i administrimit të provimit së bashku me administratorët e sekretimit bëjnë mbylljen e kodeve të sekretimit të papërdorura, pas përfundimit të procesit të sekretimit
3 Qershor 2008