E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo nderon 24 profesorë në pension me “Penën e Artë”



Ministri i Arsimit Genc Pollo nderoi dje, për punën shkencore, të kryer gjatë gjithë jetës së tyre 24 profesorë, që kanë dalë në pension gjatë viteve 2006-2008. Në mënyrë simbolike, secilit profesor iu dhurua nga ministri Pollo “Pena e Artë”. Falw ligjit për Arsimin e Lartё, qё u miratua vitin e kaluar, këta profesorë edhe pse në pension të mund të japin kontribut në universitete me statusin e veçantë të Profesorit Emeritus. Ky status lejon që të kontribuohet më tej në Arsimin e Lartë, sipas mundësive dhe nevojave të gjithësecilit. Duke i falenderuar të gjithë profesorët për punë e tyre, kreu i Arsimit ka bërë të ditur se kjo nismë duhet të institucionalizohet dhe të zhvillohet çdo vit, pavarësisht se kush është në drejtim të MASH-it. Ndërsa rektorët e disa universiteteve të Tiranës, si Jorgo Kaçani, Fatos Harizaj, Petrit Malaj, të pranishëm në këtë ceremoni u shprehën se këta profesorë edhe pse në pension do të jenë të mirëpritur në universitete, me punën e tyre kërkimore. Vetë profesorët e pranishëm falënderuan ministrin Pollo për këtë nismë dhe kërkuan që të miratohet sa më shpjet statusi i profesorit. Ata premtuan ndihmesën e tyre në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Lista e profesorëve të Penës së Artë
1.Mina Naqo
2.Hektor Çoçoli
3.Sezai Braho
4.Adnan Kellici
5.Adnan Bodinaku
6.Jorgo Malite
7.Viktor Kabili
8.Sotir Bimoshi
9.Jorgji Gjikopulli
10.Jani Daci
11.Profit Canaj
12.Ali Muka
13.Emil Lafe
14.Jani Thomai
15.Jorgo Bulo
16.Kasem Bicoku
17.Kristaq Prifti
18.Mark Tirta
19.Miço Samara
20.Myzafer Korkuti
21.Pavli Haxhillazi
22.Xhelal Gjeçovi
23.Ramazan Bogdani
24.Skënder Aliu

3 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›