ISSH: 108 mije dosje nen shqyrtim, dyshohen per abuzime Luljeta Ndoka
Perfitimi i pensionit duke falsifikuar dokumentet eshte kthyer ne nje problem te madh per Institutin e Sigurimeve Shoqerore. Dikush ka korrigjuar moshen ne libreze, nje tjeter moshen ne menyre qe te perfitoje pension para kohe, e te tjere kane shtuar vite e siguruara ne menyre te padrejte. Keto jane me se shumti abuzimet e pensionisteve qe kane verejtur specialistet. Nisur nga ky fakt, rreth 108 mije dosje do t'i nenshtrohen verifikimit te te gjitha te dhenave. "Pas vitit 1997 jane evidentuar dhe jane cuar per t'u verifikuar si pensione te lidhura 3132. Nga keto, 513 dosje kane dale me probleme dhe jane vene ne levizje nga strukturat per t'u evidentuar", thote sabah Goci, drejtor i Perfitimeve ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore. Ai thote se aktualisht jane kontrolluar vetem ne drejtorine e Tiranes dhe jane ne procesin e verifikimit, rreth 3400 dosje nga 120 mije dosje pensioni gjithsej, qe ka drejtoria rajonale e Tiranes. "Gjate procesit te kontrollit per pensionet e pleqerise vihen ne dukje fenomene te tilla si korrigjim i moshes, ndryshimi i kategorive te punes, korrigjimi i vjetersise ne pune", thote Goci. Sipas tij, vitet ne te cilat eshte abuzuar me pensionet jane pergjithesisht nga 1997 deri ne vitin 2007. Ne kete periudhe, shume qytetare kane perfituar nga djegia e dokumentacionit, per te deklaruar me shume vite pune, apo per te rritur moshen, me qellim daljen ne pension para kohe. "ISSH eshte i detyruar dhe i ngarkuar me ligj per te miradministruar skemen e sigurimeve shoqerore, ne menyre qe te pakesohen ne minimum te ardhurat ne menyre abuzive. Brezi i ri kontributpaguesi ta dije qe parate e paguara ne rruge kontributive per sigurimin e nje pleqerie te shendetshme do te jene te mbrojtura dhe te sigurta", thote Goci. Ai shton se eshte parashikuar qe te kalojne nen forcen e kontrollit rreth 108 mije dosje pensioni. Numrin me te madh te pensioneve te perfituara ne menyre te paligjshme e zene pensionet e pleqerise, me pas vijne ato te minatoreve si dhe invaliditetit. Ne kryeqytet jane konstatuar 3500 dosje me probleme, per te cilat po behet kthimi i parave te perfituara padrejtesisht dhe 250 raste te tjera jane ne hetim. Sipas Gocit, deri me tani jane arketuar 1.5 miliarde leke, nga kthimi pensioneve, qe u perfituan ne menyre abuzive. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka ne shqyrtim 108 mije dosje pensionesh, per te pastruar nga skema ata qe kane mashtruar me vitet e punes, me moshen dhe kontributet.