E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët e Korçës në protestë për tezën e provimit

Maturantët e Korçës jane ngritur në protestë, pasi kërkojnë rishikimin e vlerësimit të tezës së provimit te kryer dy dite me pare. Maturantët shprehen te pakenaqur pasi në tezën e provimit ishin përfshirë pyetje që nuk ishin parashikuar nga programin mësimor.

Ata kanë organizuar një protestë para shkollës së mesme "Themistokli Gërmenji" dhe kërkojnë që hartuesit e kësaj teze të rishohin vlerësimin e saj përsa i përket notave për ta.

Maturantët korçarë i kanë bërë apel drejtuesve më të lartë të arsimit në vend, ndërsa nga ana tjetër dhe mësuesit e letërsisë në këtë shkollë do dalin me një peticion, pasi janë duke shqyrtuar tezën e provimit në fjalë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›