Maturantët e Tiranës marrin vlerësim më ulët në Matematikë
Rezultatet e provimit të lëndës së Matematikës tregojnë se maturantët e qytetit të Tiranës kanë dal me rezultate më të ulta sesa bashkëmoshatarët e tyre në rrethe. Nxënësit që kanë studiuar në shkollat në qytet apo dhe në qarkun e Tiranë janë vlerësuar me nota të jokaluese apo vetëm kaluese. Shkolla me emër në kryeqytet që kanë nxjerrë nxënës me vlerësime shumë të mira këtë vit duket se nuk kanë mundur të shmangin vlerësimet e ulta për nxënësit që dolën këtë vit nga bangat e tyre. Me nota shumë të ulta madje shumë prej tyre jokaluese janë vlerësuar një pjesë e mirë e maturantëve të qarkut të Tiranës. Një ndër shkollat me rezultate negative është shkolla “Myslim Shima” .Lista e rezultateve të provimit të Matematikës është e nxirë nga katra pa fund dhe shumë nota të tjera vetëm kaluese. Një ndër shkollat publike që bie në sy për vlerësimet negative që kanë marr maturantët në provimin e matematikës duek i dërguar direkt e në vjeshtë është shkolla e mesme e përgjithshme “Partizani”. Gjimnaze të tjera të kryeqytetit me zë për profenionalizëm në mësimëdhënie i janë shtuar listës së vlerësimeve të ulta apo edhe negative.
6 Korrik 2010