Pesë faktorët që shkaktojnë 80 për qind të goditjeve në tru
Pesë janë faktorët kryesorë që ndikojnë në goditjet që pësojnë njerëzit në tru në 80 për qind të rasteve. Një goditje, ose ndryshe një "sulm në tru," ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru është ndërprerë. Sipas një studimi të kryer në Amerikën e Veriut faktorë kryesor janë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, mbipesha, të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme dhe së fundi mungesa e lëvizjeve. Sipas studiuesve të gjithë këta faktorë që ndikojnë në goditjen e trurit mund të largohen nëse njerëzit tregohen më të kujdesshëm. Këtë e vërtetojnë edhe hulumtimet më të reja në të cilat janë analizuar më shumë se njëmijë pacientë nga Amerika e Veriut. Sikur këta faktorë të rrezikut të mënjanoheshin, numri i goditjeve të trurit në mënyrë drastike do të zvogëlohej, theksojnë autorët e studimit i cili u botua në revistën "The Lancet".
Studimet
Mjekët kanë pyetur dhe studiuar të dhënat për 3.000 pacientëve që kanë përjetuar goditje në tru dhe më pas i kanë krahasuar me të dhënat e përfituara nga studimi i 3.000 persona të shëndetshëm. Dhe rezultatet kanë treguar se cilët kanë qenë shkaktarët e goditjeve që pëson truri i pacientëve tek të cilët është bazuar edhe studimi. Të dhënat treguan se tensioni i lartë i gjakut është faktori më i shpeshtë dhe kryesor për shkaktimin e kësaj diagnoze. Tensioni i lartë i gjakut rrit rrezikun nga goditjet e trurit dy herë e gjysmë më tepër se tek personat që gëzonin shëndet të plotë. Një në tre goditje në tru është e shkaktuar nga tensioni i lartë. Si shkaktari i vendit të dytë është renditur duhani i cili e rrit rrezikun nga goditjet e trurit për dy herë. Sipas mjekëve personat që konsumojnë duhan duhet të jenë të kujdesen më tepër për shëndetin duke ulur konsumin e tij, apo duke e lënë mënjanë. Faktorëve kryesorë të përmendur më sipër u shtohen edhe 5 faktorë të tjerë që ndikojnë por disi më pak në goditjet e trurit.
Faktorët
Diabeti është një prej faktorëve po kështu dhe pasqyra e dobët e gjakut. Konsumimi i alkoolit ashtu si dhe konsumimi i duhanit ndikon megjithëse renditet disa shkallë më poshtë. Dhe në fund dy faktorë të tjerë po kaq të rëndësishëm që ndikojnë në goditjet që ndodhin në tru janë stresi dhe depresioni. Faktorët e përmendur më sipër varen në shumicën e rasteve nga njëri-tjetri. Të gjithë faktorët e përmendur gjithashtu rritin rrezikun edhe nga goditjet në zemër.
Pesë faktorët kryesorë që shkaktojnë goditjet në tru
Tensioni i lartë i gjakut,
- duhani, mbipesha
- ushqimi jo i shëndetshëm dhe
- mungesa e lëvizjeve
Pesë faktorë të tjerët ndikues
- Pasqyra e dobët e gjakut
- diabeti
- alkooli
- stresi dhe
- depresioni
Goditjet në tru shkaktari i tretë i vdekjeve te njerëzit
Goditjet në tru janë shkaktari i tretë kryesor i vdekjes së njerëzve dhe shkaktari kryesor i cili shkakton paaftësitë tek adoleshentët. Për rreth 4,500,000 të vdekur me goditje janë raportuar në vitin 1990 kurse në vitin 2020 parashihet të ketë rreth 7.7 milion të vdekur nga goditjet në tru. Lajmet e mira janë që mjekimet ekzistojnë dhe zvogëlojnë mjaft mire dëmet që shkaktohen nga goditjet në tru. Sidoqoftë, ju duhet t’i njihni simptomat e një goditjeje në tru dhe të arrini në spital në mënyrë të shpejtë. Marrja e mjekimit brenda 60 minutave mund parandaloj paaftësitë.
Çfarë janë goditjet në tru
Një goditje, ndonjëherë quhet një "sulm në tru," ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru është ndërprerë. Kur një sulm ndodh, qelizat në një hapësirë të trurit menjëherë fillojnë të vdesin sepse qelizat ndalojnë së marri oksigjen dhe lëndë tjera ushqyese me të cilat qelizave u duhet të funksionojnë. Ekzistojnë dy lloje të mëdha të goditjeve në tru. I pari, quhet goditja ishemike, e cila shkaktohet nga një lëmsh gjaku i cili e bllokon apo i vë tape një ene të gjakut apo arterie në tru. Për rreth 80% të të gjitha rasteve me goditje në tru janë ishemike. I dyti, e njohur si goditja hemorragjike, shkaktohet nga një enë e gjakut në tru që e çanë enën e gjakut dhe gjaku rrjedh në tru. Për rreth 20 për qind e goditjeve në tru janë hemorragjike. Edhe pse goditjet në tru janë një sëmundje vetëm e trurit, mund të ndikojnë edhe në tërë trupin. Efektet e një sulmi apo goditje sillen nga ato më të lehtat deri tek ato më të fortat dhe mund të përfshijnë paraliza, probleme me të menduar, probleme me të folur dhe probleme emocionale. Pacientët gjithashtu mund ndiejnë dhembje apo mpirje pas një sulmi në tru. Duhen njohur shenjat Sepse sulmi e dëmton trurin, ju ndoshta as që nuk e vëreni që keni pasur sulm. Tek dikush tjetër sulmi dallohet qartë, duket i pavetëdijshëm apo i hutuar. Viktimat e sulmeve kanë rastin më të mirë se nëse dikush ndodhet afër tyre mund t’i dalloj qartë simptomat dhe vepron shpejtë.
6 Korrik 2010