E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet për pranimet në Akademine e Arteve, në shtator



Përzgjedhja e studentëve në Universitetin e Arteve të Bukura do të bëhet në bazë të testeve dhe programeve të përgatitura për çdo fakultet. Nga rektorati bëhet e ditur se kuotat e studentëve që do të bëhen pjesë e këtij universiteti do të jenë në të njëjtat shifra si dhe një vit më parë, megjithatë asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, pasi ende nuk është bërë miratimi i kuotave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas rektorit të këtij universiteti, Petrit Malaj, kuotat e kërkuara nga Akademia e Arteve janë në të njëjtat shifra si dhe një vit më parë, rreth 230 vende. Kaq mendohet të jetë edhe këtë vit numri i pranimeve për të trija fakultetet duke përfshirë këtu specialitetet dhe kuotave të pranimeve për trojet. Sipas rektorit Malaj, edhe kuotat e pranimit të studentëve jashtë trojeve i nënshtrohen përzgjedhjes nëpërmjet konkursit.
Kuotat
Fakulteti i Muzikës ka patur numrin më të madh të pranimeve vitin e kaluar.Por sipas rektorit Malaj edhe këtë vit nga universiteti janë kërkuar të njëjtat kuota, 103 pranime për këtë fakultet, nga të cilat 93 studentë do të jenë nga kuotat kryesore dhe 10 pranime do të behën për shqiptarët jashtë kufijve. Për Fakultetin e Arteve të Bukura janë kërkuar 64 kuota, 60 studentë nga pranimet kryesore dhe 4 studentë nga kotuat për shqiptarët jashtë vendit. Ndërsa për fakultetin e Artit Skenik janë kërkuar 57 kuota, 47 studentë nga kuotat kryesore dhe 10 studentë nga kuotat për shqiptarët jashtë trojeve. Pranimet e studentëve nga kuotat e shqiptarëve jashtë vendit, përfshijnë kuotat për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe shqiptarët e Preshev-Bujanovc.
Konkursi
Datat për zhvillimin e konkurseve në fakultetet e Universitetit të Arteve të Bukura ende nuk janë konfirmuar nga MASH. Por sipas rektorit të këtij universiteti, Petrit Malaj, procesi i pranimeve të studentëve do të zhvillohet rreth 10 ditëshit të parë të muajit shtator.Në ndryshim nga universitetet e tjera,ku provimet zhvillohen brenda ditës,këtu procedurat e përzgjedhjes së studentëve zgjasin disa ditë. Rektori Malaj shprehet se “kohëzgjatja e procesit të provimit në disa prej këtyre fakultetve do zgjat një javë ose dhe më tëpër,duke u nisur nga specifikat që ka çdo degë”. Nga zgjatja e procesit të përzgjedhjes dhe pranimit do të varet më pas edhe shpallja e rezultateve për studentët fitues. Programet për pranimin e studentëve në Universitetin e Akademisë së Arteve të Bukura janë të specifikuara për secilin fakultet. Përzgjedhja e studentëve në këto fakultete, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin e Artit Skenik dhe Fakultetin e Muzikës do të bëhet në bazë të procedurave dhe kërkesave të mëposhtme. Pranimi i kandidatëve në Akademinë e Arteve bëhet mbi bazën e rezultatit të konkurseve që zhvillohen pranë Fakulteteve përkatëse, në bazë të kritereve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe pikëve totale të “Maturës Shtetërore”. Pikët do të ndahen si më poshtë:
300 pikë do të jenë maksimale, 20 pwrqind e tyre “Matura Shtetërore” 80 pwrqind të tyre konkursi i pranimit, pragu minimal i fitimit të të drejtës së studimit është 25pwrqind e pikëve të konkursit.

Kuotat e kërkuara nga Akademia e Arteve tw Bukura

Fakulteti i Arteve tw Bukura 64 studentw

Kuota kryesore 60 studentw
Pikturw 50
Sklupturw 10
Kuota tw shqiptarwve jashtw kufijve: 4 studentw
Kosovw 1
Maqedoni 1
Mal i Zi 1
Preshev-Bujanovc 1

Fakulteti i Artit Skenik 57 studentw

Kuota kryesore 47 studentw
Aktrim 12
Regji 8
Skenografi-kostumografi 10
koreografi 12
Regji filmi e TV 5
Kuota pwr shqiptarwt jashtë kufijve 10 studentw
Kosovw 5
Maqedoni 2
Mal i Zi 2
Preshevw-Bujanovc 1

Fakulteti i Muzikws 103 studentw

Kuota Kryesore 93 studentw
Muzikologji 3
Kompozim 3
Dirigjim 3
Piano 6
Violinw 10
Violonçel 6
Violw 5
Kitarw 6
Kontrabas 4
Flaut 3
Oboe 3
Klarinetw 3
Fagot 3
Korno 3
Trombw 3
Trombon 3
Bastun 3
Kwngwtarw 10
Fizarmonikw 4
Pedagogji 9
Kuota tw shqiptarwve jashtë kufijve 10 studentw
Kosovw 5 studentw
Maqedoni 3
Mal i Zi 2

Kriteret e pranimit nw Fakultetin e Arteve tw Bukura

Konkursi për seleksionim dhe përzgjedhjen e kandidatëve të rinj do të zhvillohet sipas kritereve të mwposhtme:

Konkursi do të ketë dy faza ose të thëna ndryshe dy boshte kryesore:
1. Punë Praktike në Atelie
2. Testim teorik

Puna Praktike në atelie do të zhvillohet si më poshtë:
Kohëzgjatja : 2 ditë nga 5orë
Tema e veprës: Studim nga natyra. (Figurë Njeriu)
Dimensioni i veprës: 70 x 90 cm
Lloji i veprës: Vizatim ose Pikturë (për kandidatë të Pikturës), Vizatim ose Skulpturë (për kandidatë të Skulpturës) .
Disa sqarime të mëtejshme të kritereve të mësipërme.
Studimi nga Natyra do të propozohet dhe organizohet si më poshtë:
Në të gjitha atelietë e shkollës ku do të zhvillohet testimi praktik i kandidatëve për studentë do të ketë modele të vendosur (figurë njeriu).
Studentët do të prezantohen me modelet dhe më pas ata do të vetvendosin
Baza Materiale
Kandidatët për Studentë duhet të vijnë te përgatitur me këto materiale përkatëse:
Letër Vizatimi 70x90,
Telajo Pikture 70x90, si dhe të gjitha mjetet e tjera plotëesuese për të realizuar një vepër në vizatim apo në telajo(pikture).
Për Kandidatët Skulpturës, Fakulteti siguron materialin (baltë plastike, armature) nëqoftëse ata zgjedhin modelimin, Plastikën për të realizuar punën e tyre.
2. Testimi Teorik
Kohezgjatja: 2 dite + ( në varësi të nr. të konkurentëve)
Fazat:
Faza e parë është Testimi i Kandidatit per Student ne Lenden Histori Arti. Ky Testim do te kryhet nepermjet pergjigjes direkte mbi Tezen e Zgjedhur. Teza eshte e fshehte.
Literaturë:
- Të gjithë materialet me të cilat kanë studiuar në shkollat e mesme
- Historia e Artit (E.H. Gombrixh)
- Aventurë e Artit në shek.XX dhe materiale të tjera alternative.
Faza e Dytë është Interviste e Kandidatit për Student me Anëtaret e Komisionit.
Qëllimi është: Për të testuar nivelin e përgjithshëm kulturor, ndjeshmëritë artistike, marrëdhënien e tij me një proces artistik qe ai kryen, e lidhur kjo ngushte me formacionin e fakultetit, kerkesat tij si dhe ato cka ky fakultet kerkon prej studenteve dhe i ofron atyre njekohesisht.
Faza e Tretë është shqyrtimi i Dosjes Personale të Kandidatit për Student, në të cilën ai prezanton praktikisht një grup punesh te kryera prej tij, dhe qe ai mendon se bëjnë prezantimin më të mirë artistik të tij. Këto punë mund dhe duhet të plotësojnë imazhin e punës praktike që ai kryen në atelier në dy ditët e para të konkursit.
III – Dosje profesionale personale
1. Vizatime e skica të ndryshme, realizime me laps karbon etj. Realizime në vaj, tempera, akuarel etj. (për pikturën)
2. Realizime në skulpturë me foto si dhe punime në skulpturë etj.(për skulpturën)
3. Realizime në teknika të grafikës, tekstil, foto, video, punime në kompjuter etj.
Punimet në vizatim, pikturë dhe skulpturë janë të detyrueshme, ndërsa ato të pikës 3 mbeten fakultative, sipas dëshirës dhe preferencës së konkuruesit. Numri i përgjithshëm i punimeve që duhet të përmbajë dosja të jetë jo më pak se 20.

Kriteret e konkursit pëe pranimin në Fakultetin e Artit Skenik

I. Programi i Studimit: AKTRIM
Kandidatët e specialitetit Aktrim duhet të interpretojnë përpara komisionit materialet e mëposhtme :
1. Tregim
2. Poezi
3. Monolog ( i zgjedhur nga vetë kandidati konkurues )
4. Monolog nga dramaturgjia klasike botërore si Rasin, Kornej, Molier, Shekspir etj. ( i detyruar )
5. Një fabul ose anekdodë
6. Njohuri mbi letërsinë dhe teatrin shqiptar dhe atë botëror.
7. Njohuri mbi kinematografinë shqiptare dhe botërore.
II. Programi i Studimit: REGJISURË
Gjatë zhvillimit të konkursit kandidatit i kërkohet nga komisioni
• Hartimin e një skicë platforme regjisoriale mbi bazën e një pjesë dramatike që caktohet aty për aty nga komisioni ( tema, konflikti, personazhet, dekori, imazhi regjisorial etj. )
• Testim mbi formimin e përgjithshëm kulturor në fushën e teatrit, dramaturgjisë, filmit, letërsisë në përgjithësi, arteve figurative etj.
• Interpretimi i materialeve të mëposhtme :
a) Monolog
b) Tregim
c) Poezi
• Etydin regjisorial mbi bazën e një teme të caktuar që sugjerohet aty për aty nga komisioni.
Gjithashtu kandidati i nënshtrohet edhe kërkesave të tjera plotësuese që jepen nga komisioni i pranimit.
III. Programi i Studimit: SKENOGRAFI – KOSTUMOGRAFI
Kandidati duhet t’i nënshtrohet këtyre kërkesave :
• Konkurenti duhet të paraqesë dosjen personale e cila duhet të ketë kompozime në skenografi, kostumografi, pikturë, vizatim etj. Dosja dorëzohet ditën e fundit të konkursit.
• Testim teorik mbi formimin e përgjithshëm kulturor dhe professional në fushën e teatrit, letërsisë dhe muzikës ( në formimin professional duhet të ketë njohuri teorike për specifikën e skenografisë, kostumografisë, pikturës, vizatimit dhe Historisë së Arteve Figurative )
• Krijimi i një projekti skenografik dhe kostumet ( teorikisht dhe praktikisht )
• Realizimi i një modeli të kompozuar nga natyra në vizatim (5 orë )
• Realizimi i një modeli të kompozuar nga natyra në pikture ( 10 orë )
• Analizë teorike e një skenografie të realizuar në skenat tona

. IV. Programi i Studimit: KOREOGRAFI
Konkursi do të zhvillohet me një fazë dhe do të ketë këto kërkesa :
• Ushtrime klasike e karakterit popullor
• Demonstrim i një varjacioni ose monologue nga baletet e ndryshme
• Kompozim nga kandidatët element të ushtrimeve klasike e popullore. Ushtrime me 2/4 e 3/4, 16 ose 32 masa muzikore
• Njohuri teorike e praktike mbi Folklorin Koreografik Shqiptar
• Njohuri mbi Historinë e Baletit Shqiptar dhe Botëror
• Ekzekutimi i një pantomime sipas kërkesës së komisionit
• Paraqitja e një libreti koreografik dhe demonstrimi i gjuhës shprehëse të personazheve ( klasike, popullore ose moderne )
• Njohuri mbi muzikën klasike botërore e shqiptare si dhe ekzekutimi në një instrument popullor.

V. Programi i Studimit: REGJI FILMI DHE TV
Kandidatët për këtë specialitet duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme :
• Hartimin e një skicë – platforme regjisoriale në bazë të një tregimi, novele apo historie të shkurtër që caktohet aty për aty nga komisioni ( tema, konflikti, karakteret, skenografia, imazhi regjisorial )
• Njohuri për përdorimin e aparatit fotografik me film ( si opsion mund të jetë dhe aparati digital )
• Testim mbi formimin kulturor në fushën e kinematografisë shqiptare dhe botërore, zhanret e filmit, letërsisë në përgjithësi, muzikës, artet figurative etj.
• Etydin regjisorial mbi baza fotografie të një teme që sugjerohet nga komisioni aty për aty.
• Kandidati duhet të disponojë gjatë zhvillimit të konkursit një aparat fotografik me film ( ose digital ).

Kriteret e Konkursit të Pranimit në Fakultetin e Muzikës

Viti akademik 2010 - 2011
I. Kriteret e Konkursit të Pranimit në specialitetet
Muzikologji
Viti akademik 2010- 2011
A. Dispozita të përgjithëshme
1. Konkursi i muzikologjisë zhvillohet në dy faza.
2. Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurentit të kalojë në fazën e dytë.
3. Vlerësohet i kualifikuar ai student i cili në provën e Harmonisë dhe Solfezhit fiton 20 pikë nga 60 pikë të mundshme.
B. Faza e parë seleksionuese
Kjo fazë përfshin provim me shkrim në disiplinat Sofezh dhe Harmoni1.
a. Prova e solfezhit përmban:
1. Diktat ritmik në metër dysh dhe tresh (metër i thjeshtë dhe i përbërë), ku përfshihen figura deri në përdorimin e vlerës gjashtëmbëdhjetëshe.
2. Diktat melodik me një zë në kufinjtë e harmonisë tonale, pasuruar me shmangie dhe modulacione të gradës së parë.
3. Diktat melodik me dy zëra me një nivel të lehtë vështirësie, brenda kufinjve të harmonisë tonale.
4. Identifikim përmes dëgjimit të kuintakordeve e septakordeve dhe përmbysjeve të tyre.
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 30 pikë
b. Prova e harmonisë

1 Kohëzgjatja për dy provat e mësipërme është 1 orë e 30 minuta për secilin.
1Faza e Dytë2
1. Analizë muzikore me shkrim e një pjese në gjininë e miniaturës instrumentale. Komisioni përzgjedh një pjesë nga ciklet e mëposhtme:
- F. Ibrahimi: Nina nana, Marsh, Lepurushi, Valle e Fatosave (Në albumin 24 Pjesë pianistike për shkollën fillore, Bibloteka e Akademi+së së Arteve)
- E. Grieg: Melodia popolare, Op. 38. Nr. 2; Valzer, Op. 12. Nr. 2; Arietta, Op. 12, Nr. 1; Danza delle silfidi, Op. 12., Nr. 4 (Në albumin Il mio primo, Grieg, Biblioteka e Akademisë së Arteve)
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 100 pikë
2. Lojë në instrument
Konkurenti duhet të luajë në një instrument (mundësisht në piano), një vepër të përmasave dhe të nivelit mesatar të vështirësisë.
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 35 pikë
3. Test formues në disiplinat teorike të muzikës: Histori muzike, Analizë forme, Folklor dhe teori elementare solfezhi dhe harmonije. Testi përfshin 30 pyetje me tre alternative dhe është konceptuar sipas modelit të mëposhtëm:
Vendlindja e Chopin-it është:
Po Jo
a. Gjermania
b. Franca
c. Polonia
Klasicizmi i përket:
Po Jo
a. shekullit IV
b. shekullit XVIII
c. shekullit XIX
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 45 pikë
Shënime:
1. Të gjitha kërkesat e konkursit të parashtruara në fazat I dhe II mbështeten në të dhënat e programeve të shkollave të mesme profesionale.
2. Mosplotësimi qoftë edhe i njërit prej detyrimeve të fazës së dytë e përjashton automatikisht konkurentin nga konkursi.

6 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›