Betimi i ushtrisë serbe: Pa Kosovën segzistoj as unë as Serbia
Serbi- Përveç Evropës një tjetër prioritet i Serbisë është edhe Kosova. Në kuadër të ndryshimeve të ardhuara nga qeveria e re ka ndryshuar dhe himni i betimit në xhandarmërinë serbe kunë qendër të tij mbetet lufta për rikthimin e Kosovës.
Sipas Ezpress pjesatarët e xhandarmërisë kanë bërë dje betimin dhe një pjesë e madhe e tij i kushtohej Kosovës, ndërsa fraza që tregonte dëshirat e tyre për rimarrjen e Kosovës është : Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë…
Hartuesi i tekstit është kreu i Xhandarmërisë Bratisllav Dikiç, ndërsa kjo njësi është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit nëpërmjet një konference për shtyp ka thënë se sivjet kremtohe Vidovdani, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit dhe se kjo nuk është ndonjë gjë e re.
Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe ti kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi, atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim,- tha zëdhënësja e Xhandarmërisë, Stanica Puzovic.
Më tej ajo ka thënë se ky betim nuk ka lidhje me ndërrimin e pushtetit, pasi Kosova ka qenë gjithmonë e rëndëishme për Serbinë.
Betimi i Xhandarmërisë:
Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb
Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime
Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë
Popull serb, vëllezër e motra
Betohem para Zotit
Do të fitoj me nder apo do të vdes
Për nderim tim
Për origjinën time
Për familjen time
Për Serbinë time…