E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet Olta Xhaçka dhe Shegush Ligori

Arrin në 60 numri i të larguarve

Arrin në 60 numri i grevistëve të urisë që janë detyruar të lënë çadrën e fiksuar para selisë së qeverisë. Dje, kronika spitalore e grevës së urisë ka regjistruar katër pjesëmarrës të rënduar: Oltian Ruçi, Preng Tuci 56 vjeç, si dhe deputetet Olta Xhaçka dhe Shega Ligori. Problemet me tensionin dhe stomakun e kanë detyruar ekipin mjekësor që të vendosë përcjelljen e tyre për në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, ku grevistët u nënshtrohen trajtimeve të tjera. Largimet e ditëve të fundit po marrin në fakt edhe rëndësi politike, pasi numri i deputetëve të larguar po rritet, duke reduktuar në një farë kuptimi aspektin organizues dhe imazhin politik të saj. Për më shumë që prania e deputetëve është një nxitës edhe për grevistët e tjerë, të cilët janë bërë pjesë e një kauze që është adoptuar nga Partia Socialiste. Ndërkohë, sipas ekipit mjekësor që asiston grevën e urisë, gjendja sa vjen dhe përkeqësohet, me një intensitet të ri tashmë, për shkak se koha fizike e kësaj proteste po i afrohet fazës kritike.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›