E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, forcat qeveritare nuk lejojnë monitoruesit të hyjnë në Quabir

“Ata po bllokohen në pikat e kontrollit të ushtrisë siriane dhe po kthehen mbrapsht me mënyra të ndryshme”, tha komandanti i misionit, Gen Robert Mood.

Ai shtoi gjithashtu se civilë të ndryshëm po bllokojnë punën e patrullave të OKB-së në qytetin e Hamas.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka 297 monitorues në Siri, të cilët rreken të verifikojnë implementimin në terren të planit të paqes të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se ishte indinjuar thellë nga dhuna e vazhdueshme në Siri dhe i kërkoi presidentit Bashar Al-Asad të japë dorëheqjen./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-07 15:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›