Maturantët, protesta para ministrisë
Rreth 3200 maturantë rrezikojnë regjistrimin në universitete. Shkak, sipas tyre, është bërë nota e matematikës, si dhe mospublikimi i rezultatit të lëndëve me zgjedhje. Për këtë shqetësim, maturantët e disa rretheve kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, ku dhe kërkojnë zgjidhjen e problemit.
Të ardhur nga disa qytete të vendit, maturantët kanë kërkuar të takohen me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, për të ditur me ekzaktësi se çfarë ka ndodhur, përse janë vonuar rezultatet e tyre, përse nuk kanë marrë asnjë shpjegim dhe nëse do të ketë shtyrje të afatit për plotësimin dhe dorëzimin e formularit A2 për këtë kontingjent nxënësish. Edhe pse nuk kanë dëgjuar asnjë “më fal” nga autoritetet, ata kërkojnë shpjegime se përse ky proces ka mbetur në vendnumëro dhe cili është ngërçi që ka shkaktuar shqetësim mes maturantëve dhe familjarëve të tyre.
Nga ana tjetër, maturantët kanë sqaruar se edhe përse vijnë nga rrethet, protestat e tyre do të vijojnë deri në marrjen e një përgjigjeje se si do të zgjidhet problemi i tyre.
#