E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëra minatorë protestojnë para kryeministrisë

Ata po marshojnë qetësisht në sheshin para kryeministrisë, duke kërkuar një takim me kryeministrin Sali Berisha, për ti paraqitur atij kërkesat.

Forcat e shumta të policisë kanë krijuar një gardh të pa mposhtur para ndërtesës së qeverisë, duke mos lejuar afrimin e protestuesve pranë zonës së sigurisë.

“Nuk përjashtohet edhe përdorimi i forcës. Megjithatë, ne duam të përdorim armët e durimit. Shpresojmë që ky numër të vij gjithnjë e në rritje i qytetarëve për të na mbështetur për kërkesat tona. Janë kërkesa për dinjitetin tonë dhe jo vetëm kërkesa social-ekonomike. Njerëzit me dinjitet i zgjidhin kërkesat e tyre”, tha kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri.

Ish-punëtorët e nëntokës kërkojnë statusin e tyre me një sërë kërkesash ekonomike, si ulja e moshës së pensionit, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›