Arrestohet një 36-vjeçar i dënuar për drogë në Itali
Do të vuajë dënimin me 14 vjet heqje lirie
Kërkohej për trafik të lëndëve narkotike, pranga një 36-vjeçari shkodran të dënuar në mungesë me 14 vite burg nga drejtësia italiane. Burimet zyrtare të Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i Aranit Volumit, 36 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Shkodrës. Të njëjtat burime saktësojnë se ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim me anë të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ai është dënuar me 14 vite heqje lirie nga gjykata italiane, për “trafikim të lëndëve narkotike”.
#