Merren në shqyrtim edhe 6 kapituj të tjerë të pyetësorit
Kryeministri Sali Berisha informoi në fillim të mbledhjes se "deri tani janë shqyrtuar 21 nga 35 kapituj që ka pyetësori i KE-së".
"Kapitujt që shqyrtohen sot trajtojnë lëvizjen e lirë të kapitalit, shoqërinë e informacionit dhe mediat, tatimet, mjedisin, kontrollin financiar, dhe financat e buxhetin", tha Kryeministri Berisha. Gjashtë kapitujt që do të merren sot në shqyrtim nga ky Komitet, kanë gjithsej 327 pyetje, pra i jepet përgjigje rreth 14 për qind të të gjitha pyetjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian.
Kreu i Qeverisë informoi se "për hartimin e këtyre përgjigjeve janë angazhuar rreth 30 institucione, ndërsa mbi 265 punonjës dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme kanë marrë pjesë në hartimin dhe kontrollin e cilësisë së përgjigjeve. Duke theksuar se po bëhet një punë intensive për përkthimin e Pyetësorit të KE-së, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "deri tani janë përkthyer 2249 faqe dhe 1565 shtojca".
Në këtë drejtim, Kryeministri kërkoi që në Bruksel të dërgohet një tekst ku të shprehet qartë por në mënyrë të përmbledhur realiteti dhe vizionin i Shqipërisë. "Përgjigjet tona duhet të jenë sa më konçize që të mos jenë të mundimshme për tu lexuar nga ata që do bëjnë vlerësimin dhe leximin e tyre", tha ai.