E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytja, pesë mijë hektarë tokë mbeten ende nën ujë

Problemet më të mëdha në Obot, Dajç dhe Velipojë

Pavarësisht se ditët e fundit ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës atmosferike, zona e Nënshkodrës vazhdon të jetë e mbuluar nga uji. Aktualisht janë rreth 5 mijë ha tokë nën ujë, 50 shtëpi të përmbytura dhe në 800 shtëpi ka prani uji. Ndërkaq mbi 300 persona vazhdojnë të jenë të evakuuar. Situata paraqitet problematike në zonën e Obotit, ku rruga për të hyrë në fshat vazhdon të jetë e pakalueshme. Gjithashtu probleme ka në rrugën kryesore të fshatit Dajç, e cila mund të kalohet vetëm me mjetet e larta të ushtrisë. E njëjta situatë paraqitet dhe në aksin kryesor rrugor të Komunës së Velipojës, ku mund të kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›