E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët, tre degë në shumë në plotësimin e formularit A2



Maturantët që do të plotësojnë së shpejti formularin A2, do të kenë tre degë të reja të listuara në këtë formular. Qeveria, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, ka miratuar çeljen e tre degëve në Universitetin e Tiranës. Përkatësisht në fakultetin e Shkencave Sociale, dega Filozofi-Sociologji nuk do të jetë më një program studimi, por do të ndahet në dy degë të veçanta, Filozofi dhe Sociologji. Studentët e regjistruar në degën e Filozofi-Sociologjisë, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do t’i vazhdojnë studimet në këtë degë deri në kohëzgjatjen normale të saj. Kurse studentët mbetës në këtë degë do të marrin një diplomë në varësi të afateve të studimeve të tyre dhe të programit të studimit të ciklit të parë, Filozofi ose Sociologji, të përzgjedhur prej tyre. Dega e tretë e re që do të hapet në fakultetin e Gjuhëve të Huaja është Gjuha spanjolle. Sipas këtij vendimi, kohëzgjatja e studimeve për secilin program do të jetë tre vjet, me 180 kredite. Në përfundim të secilit program studimi do të lëshohen diplomat: “Diplomë e nivelit të parë, në Filozofi, “Diplomë e nivelit të parë, në Sociologji” dhe “Diplomë e nivelit të parë, në Gjuhë spanjolle”, me drejtim gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›