Matura,publikohet shpjeguesi për provimet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar shpjeguesin me pyetjet për provimet e detyruara të maturës shtetërore për lëndet e Matematikës dhe Gjuhë Shqipe. Fondi i pyetjeve është një guidë orientuese për maturantët të cilët do të hyjnë në provimet e maturës shtetërore, por edhe për stafet pedagogjike. Pyetjet në këtë shpjegues janë orinetuese, por nuk janë pyetjet që do të bien në provim.
Nxënësit do të mund të gjejne shpjeguesin në internet megjithate ai do të shpërndahet nëpër shkolla në DVD.