E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mature per cdo vit gjimnazi

Ministria e Arsimit po shqyrton mundesine e ndryshimit te sistemit te matures pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri te financimit duke i zgjeruar provimet ne cdo vit te shkolles se mesme

Nese vitin e ardhshem brenda nje dite maturantet do te vendosin fatet e tyre per sa i perket shkolles se larte me miratimin e ligjit te ri te financimit te universiteteve kjo mund te ndryshoje. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bene dje te ditur per gazeten se ligji i ri i financimit te universiteteve do te ndryshoje edhe filozofine e pranimeve ne shkollat e larta duke u lene atyre ne dore menyren e rekrutimit te studenteve te rinj.

Si pasoje edhe sistemi i provimeve te qenderzuara mund te ndryshoje nga nje provim ne fund te shkolles se mesme sic ndodh deri tani ne provime te njesuara ne fund te cdo viti te shkolles se mesme per tu lene mundesi universiteteve qe te shohin jo vetem aftesite e studentit por mbi te gjitha ecurine e tyre pergjate viteve te gjimnazit dhe prirjen rritese te tyre.

Per me teper sipas ketyre burimeve nje sistem i tille do te sillte edhe perqendrimin e nxenesve ne mesim ne menyre te vazhdueshme. Kjo sepse nje prej tendencave te verejtura gjate viteve te Matures Shteterore eshte qe nxenesit e shkollave te mesme perqendrohen me shume ne provimet e matures duke ua varur viteve te ndermjetme te shkollimit pra vitit te pare dhe te dyte.

Kjo gjithsesi do te mund te kryhet vetem kur te kete hyre ne fuqi sistemi i ri i financimit dhe si pasoje sistemi i ri i pranimit ne universitete. Pra perjashtohet mundesia qe ndryshimet te jene nga viti i ardhshem. Vitin e ardhshem do te kene te bejne me procedurat. Ne kete menyre provimet e detyrueshme dhe me zgjedhje te Matures Shteterore do te jepen ne nje dite dhe jo ne dy dite te vecuara sic ka ndodhur deri me sot. Gjithashtu provimet do te jene me te shkurtra 1 ore e gjysme lendet e detyrueshme dhe 3 ore lendet me zgjedhje ne ndryshim nga 3 qe kane qene vitin e kaluar.

Kete vit per here te pare maturantet do te marrin Diplomen e Matures Shteterore pas perfundimit te shkolles se mesme nese arrijne te marrin nota kaluese ne te kater provimet. Ne te kundert ata do te duhet ti rijapin keto provime vitin e ardhshem pasi nuk do te kete vjeshte. Ministri Tafaj paralajmeroi gjithashtu ngritjen e dy qendrave te reja per korrigjimin e testeve duke i cuar ne gjashte cka do te sjelle korrigjim me te shpejte te provimeve.

Sistemi i pranimeve ne universitete do te ndryshoje fytyre pasi matura nuk do te jete me kriteri i vetem i pranimeve. E gjithe kjo nese ligji i ri per financimet qe eshte prezantuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences hyn ne fuqi. Kjo pasi sipas draftit te Ministrise se Arsimit ligji i ri per financimin do tua lere ne dore vete universiteteve qe te percaktojne kriteret e pranimit ku per shkak te rrethanave matura pritet te jete serish mjeti kryesor i perdorshem. Si pasoje edhe matura pritet te pesoje ndryshime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›