E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonuse për mjekët që kanë arritur rezultate të larta

Rreth 260 milion lekë për pritet të shpërndahen brenda muajit dhjetor në formë bonusi për punonjësit e qendrave shëndetësore të cilët kanë paraqitur një performancë të lartë të shërbimit që u ofrohet pacientëve.

Nga ky fond do të përfitojnë rreth 9400 punonjës nga të cilët rreth 2000 mjekë familje të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë.

Sipas drejtoreshës së insitutit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor matja e cilësisë së shërbimit bëhet përmes 9 indikatorëve, mes të cilëve, përqindja e pacientëve të regjistruar që janë vizituar për herë të parë gjatë vitit, përqindja e grave shtatzëna që marrin vizitën e parë të detyrueshme nga personeli shëndetësor, brenda tremujorit të parë.
 

Mbështetur në realizimin e ketyre treguesve për vitin 2010, rezulton se 416 qëndrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojne në disa raste, deri në një pagë mujore shtesë, kundrejt realizimit të treguesve përkatës. Rajonet që përfitojne pagesën më të lartë janë Berati, Dibra, Fieri, Gjirokastra, Kukësi, Shkodra, Lezha, Vlora, Tirana, të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë së performancës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›