Kuçovë, mbytet adoleshenti në rezervuar

Kërkime për gjetjen e viktimës, foto arkiv
Një adoleshent është mbytur sot në rezervuarin e fshatit Goraj të Kuçovës.
Policia bën të ditur se Zajmen Mbloqe, 16 vjeç, ka qenë më shokët tek rezervuari për t’u larë. Shokët e 16-vjeçarit pohuan se ai hyri në ujë dhe nuk arriti të dilte më i gjallë prej rezervuarit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 16-vjeçarit nga rezervuari.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.