Mavraj: “Do të vijë edhe shansi im”

Kur qëndërmbrojtësi i talentuar Mërgim Mavraj nëshkori për Bokumin, fansat ishin kureshtarë se cfarë do të bënte lojtari, i i cili kishte luajtur edhe një herë me Gjermaninë U-21, në miqësoren kundër Italisë, në shkurt të vitit 2007.
Gjithsesi, pas transferimit nga skuadra e Ligës Rajonale, Darmstadt, te Bokum në qershor të vitit 2007, fillimi ishte i vështirë për Mavraj për shkak të problemeve me muskujt e barkut. Trajneri i Bokumit, Marsel Koller ishte i vetëdijshëm: "Për të është vetëm vitit i parë, dhe gjithcka mund të ndodhë". Mavraj rrëfen: "Në gjashtë javët e para të stërvitjes unë krijova përshtypjen, se ai (trajneri) do të më ndihmonte më tej".
Më pas Mavraj bëri disa hapa prapa, ndeshjet në Oberligë ishin e një faktor përcaktues. "Kur ti nuk ke luajtur për një gjysmëviti, atëherë edhe sikur të luash disa ndeshje edhe në Oberligë bëhen të rëndësishme. Praktika aty më ndihmoi shumë", - thotë Mavraj për mediat gjermane. Më pas erdhi edhe debutimi në Bundesligë në ndeshjen kundër Karlsruhes në fitoren 3-1.
Ndeshje, fitore në transfertë dhe premio për fitoren. Mavraj: "Unë isha i superlumtur". Një javë më pas sërish në formacionin startues, ku Mërgimi shënoi edhe golin e tij të parë kundër Hansa Rostokut. "Më erdhi keq që humbëm ndeshjen (1-2)",
Mavraj është i vetëdijshëm për atë që presin nga ai, por dhe nga ekipi për sezonin e ardhshëm: "Nuk mund të flasim që tani për një vend në Kupën UEFA, por ne e dimë se na pret një punë e madhe".
22-vjecari, i cili ka një kontratë me Bokumin deri në qershor të vitit 2011, është i kënaqur me gjendjen e tij në fazën përgatitore: "Më në fund kam mundësi të bëj një fazë të plotë, pas verës së kaluar ku për fat të keq pata probleme me dëmtimin. Unë ndihem shumë mirë, dëshiroj të qëndroj i shendetshëm dhe të shohim më pas se cdo të ndodhë. Dikur do të vijë edhe shansi im"