Egert Bakalli firmos për Elbasanin

Egert Bakalli firmos për Elbasanin. Mesfushori 32-vjecar ishte lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar detyrimet me Tiranën, për të cilën luajti për tre sezone rresht, duke filluar nga ai 2005-2006.
"Bakja" trupvogël, por punë shumë është nisur menjëherë drejt Pogradecit për të qenë nën urdhrat e Mirel Josës, të cilin e ka pasur edhe trajner te bardheblutë.
Bakalli është një ndër lojtarët më të njohur të kampionatit shqiptar, pasi është shpallur kampion me Dinamon (2001-2002) e Tiranën (2006-2007).
Fillimet e tij sportive kanë nisur me Dinamon (1995-1996, 1998, 2000-2004), Sopotin e Librazhdit (1995-1997), Besën e Kavajës (01.1999-06.1999), Bylisin (1999-2000) e së fundi me Tiranën (2005-2008). Debutimin e tij të parë në Superligë, mbrojtësi e ka bërë, më 17 janar të vitit 1996.