E Diel, 1 Nëntor 2026

Verder Bremen interesohet për Behramin

E ardhmja e kosovarit me pasaportë zvicerane Valon Behrami lidhet me Verder Bremenin në Gjermani. Lajmi jepet nga gazeta italiane "Gazetta dello Sport" dhe është përhapur me shpejtësi në mediat gjermane. Për lojtarin e Lacios, të nxjerrë tashmë në shitje, bëhet fjalë për një transferim në vlerën e katër milionë eurove.
Përvec Bremenit, për 23-vjecarin interesohen edhe Palermo në Itali, Uest Ham në Angli e Volfsburg, Shtutgardi e Bajerni në Gjermani. Menaxheri i Behramit, Alesandro Beltrami pohoi: "Ne kemi oferta nga Gjermania, Spanja e Anglia". Por, për momentin dëshira e kosovarit mbetet Gjermania. "Ai (Behrami) dëshiron të luajë në Bundesligë", - tha Beltrami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›