E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj i bashkohet Greuther Furthit

Nga Express më 20 janar 2011 në ora 13:10

Mërgim Mavraj të mërkurën i është bashkuar klubit të ri Greuther Furth. Mbrojtësi kosovar ditë më parë nënshkroi kontratë për tri vjet me klubin nga Bundesliga 2, e cila marrëveshje do të hyjë në fuqi në fillim të muajit korrik të këtij viti.

Mirëpo, Greuther Furth ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Bochumit, i cilii kishte kontratë me kosovarin deri në verë, që nga janari ta bëjë të vetin ish mbrojtësin e Darmstadt 98.

Pas 17 xhirove të kaluara në Bundesliga 2, Greuther Furth zë vendin e gjashtë me 30 pikë të tubuara, 3 më pak sesa Augsburg dhe Hertha, që ndajnë dy pozitat e para në renditjen tabelore.

“Synimi i klubit është të ngjiten në Bundesliga, derisa nga unë pritet që të bëhem lideri i skuadrës”, ka thënë Mavraj.

Mavraj në vitin 2007 nga Darmstadt 98 ishte transferuar në Bochum, ku ishte bërë pjesë e rëndësishme e klubit. Mirëpo, disa mosmarrëveshje me trajnerin Friedhelm Funkel ka bërë që Mavraj para kohe të ndahet me Bochumin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›