E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxhoranca nuk i rrit fondet për SHISH-in dhe Prokurorinë

 

Pas miratimit të fondit shtesë të Kuvendit, deputetët socialistë nuk kanë qëndruar më në mbledhjen ku do të shqyrtohej buxheti dhe paketa amenduese e tyre. Shkak për këtë është bërë debati për mungesën e kuorumit të deputetëve, ku kryekomisioneri demokrat nuk ka pranuar të nisë mbledhjen pa pasur numrin e deputetëve të maxhorancës. Kjo ka sjellë edhe irritimin e deputetëve socialistëve, të cilët janë larguar nga mbledhja. Bojkotimi i tyre solli që edhe paketa e tyre e depozituar të mos shqyrtohet. Ndërkohë që maxhoranca në Komisionin parlamentar të Ekonomisë nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror për shtim fondesh. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 91 milionë lekë shtesë në buxhet, në të cilën 80 milionë lekë ishin për investime dhe 11 milionë lekë për rritje pagash. Ndërsa SHISH kërkonte një shtesë fondi prej 123 milionë lekësh të reja, për blerjen e aparaturave dixhitale. Gjithashtu u rrëzuan dhe kërkesa e ILDKP-së për 3 milionë lekë, KLD-së për 5 milionë lekë, Ministrisë së Turizmit për 43 milionë lekë. Komisioni mori në konsideratë vetëm kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Kuvendit të Shqipërisë. Buxheti i ri pritet të votohet nen për nen në seancën parlamentare të së enjtes paradite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›