E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurori spanjoll, Toron takim me Ina Ramën

Kryeprokuroi i Pergjithshem i Spanjes, Kandido Toron sebashku me ambasadorin Manuel Montobio dhe perfaqesuesin e Komisionit Evropian Helmut Lohan kerkojne thellimin e reformave ne drejtesi dhe pavaresine ne gjyqësor si nevoja imediate ne kete fushe. Ky qëndrim u be publik gjate nje konference te perbashket mes homologut spanjoll dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, vazhdimin e eksperiencës së krijuar deri më tani dhe ngritjen në nivel me të lartë të bashkëpunimt që ekziston prej gati 2 vitesh.

Gjate këtij aktiviteti Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës nenvizoi se Prokuroria duhet të jetë shtyllë e shtetit të së drejtës, prandaj në punën e saj ajo duhet të kapërcejë burokracinë. Kreu i akuzes spanjolle shtoi me tej se “Duhet përgjegjësi për të drejtuar institucionet e prokurorisë, pasi kriminaliteti nuk është problem i një vendi të vetëm, kriminaliteti është i shtrirë në fazë ndërkombëtare, prandaj për ti bërë ballë duhet vepruar sipas logjikës së përgjegjësisë.

Nderkohe gjate fjales se tij ambasadori spanjoll Montobio, ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve nga të gjithë, ndërsa Ambasadori i BE në Tiranë, Helmut Lohan theksoi se pavarësia e prokurorisë është tepër e rëndësishme. Lohan ka theksuar se është e rëndësishme që sistemi gjyqësor të jetë i pavarur nga politika. Sipas ambasadorit të BE, sistemi Gjyqësor ka ende disa reforma për të përmbushur, një nga këto është edhe përmirësimi i transparencës.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›