Sonja Biserko merr mirënjohje nga grupi i deputeteve të Kosovës

Kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserkos, iu dha “Mirënjohja për kontributin në përmirësimin e statusit të gruas në shoqëri", të cilin e ndanë grupi i deputeteve të Kuvendit të Kosovës.
Në deklaratë thuhet se në mesin e fituesve të këtij viti janë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si femra e parë kryetare në rajon, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.