E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxi e meriton Milanin

Maxi Lopez beson se ka bërë mjaft në Milan pas ardhjes së tij në janar që të sigurojë qëndrim afatgjatë në San Siro.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua gjigantit italian në janar në formë huazimi nga Catania për 1.5 milionë euro. Rossonerët kanë opsionin për blerjen e tij për 8 milionë euro.

“Milani është ëndërr për mua. Jam rritur si fëmijë me legjendën e Rossonerëve. Mendoj se kam dëshmuar se mund të jem pjesë e këtij ekipi”, deklaroi Maxi për Gazzetta dello Sport. 28 vjeçari ka realizuar dy gola për Milanin në 10 paraqitje në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Coppa Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›