Domenech kritikon Mourinhon dhe Ancelottin

Raymond Domenech ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të kritikuar Jose Mourinhon dhe Carlo Ancelottin për taktikat e aplikuara nga ta në humbjen 2-1 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, respektivisht barazimin 1-1 në Auxerre në Ligue 1.
Domenech ka insistuar se taktika negative nuk siguron rezultat pozitiv.
“Ata janë të shqetësuar nga e vërteta, taktikat negative nuk përshtaten për të mbrojtur një rezultat. I njëjti qëllim, i njëjti efekt, Mourinho dhe Ancelotti”, shkroi Domenech në profilin e tij.