E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, festa e tre titujve të Akademisë Vllaznia

Dita e sotme do të jetë e veçantë për klubin “Vllaznia”. Ekipet e Akademisë së tij sot do të zyrtarizojnë dhe do të ngrenë lart tre tituj kampionë njëherazi. Vllaznia U15, U17 dhe U19 kanë dominuar mbi gjithë rivalët e tyre dhe sot do të shpallen kampionë.

Ndeshjet e fundit të këtyre ekipeve do të zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisin në orën 9:00 të paradites, për të vazhduar me radhë pastaj me ceremoninë e dhënies së titullit për këtë skuadër që drejtohet nga Alban Volumi.

Më pas do të jetë ndeshja e paratërinjve ndaj Laçit dhe në fund të saj skuadra e trajnerit Çaku do të marrë edhe ajo medaljet dhe kupën e kampionit. Ndeshja e fundit do të jetë ajo e ekipit të të rinjve po ndaj Laçit, ku sërish do të ketë medalje dhe trofe për titullin kampion.

Klubi “Vllaznia” e ka menduar si një festë të madhe këtë ditë, duke organizuar një ceremoni shumë të veçantë, ku do të marrin pjesë edhe drejtues të lartë të FSHFsë, ata të Bashkisë Shkodër, etj. Në fakt, shkodranët kanë pse të festojnë, sepse në historinë e tyre asnjëherë më parë nuk kanë fituar tre tituj kampion me moshat në një sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›