E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus shkarkon Del Nerin

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 16:02

Juventus ka shkarkuar Luigi Del Nerin nga posti i trajnerit dhe ai do të largohet të dielën pas ndeshjes së xhiros së fundit në Serie A kundër Napolit, është bërë e ditur të shtunën.

“Klubi më ka njoftuar për vendimin e tyre më herët gjatë javës” tha Del Neri gjatë një konference për shtyp.

Juventus ka kaluar sezonin e dytë të njëpasnjëshëm pa u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në Serie A.

Ish mesfushori i Juventusit, trajneri aktual i Sienas, Antonio Conte është favorit për të marr drejtimin e ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›