E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo i mirë si Mourinho

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 15:40

Kapiteni i Interit Javier Zanetti beson se Leonardo është trajner i mirë sikurse Jose Mourinho.

Braziliani Leonardo zëvendësoi Rafael Benitezin në pankinën e Nerazzurrëve në dhjetor të vitit të kaluar por dështoi ti udhëheq ata drejt triumfit në Serie A ose Ligës së Kampionëve.

Gara e vetme të cilën Leonardo mund ta fiton këtë sezon është Kupa e Italisë ku në finale do të takohen me Palermon.

Mirëpo, Zanetti beson se Leonardo është në shkallë të njëjtë me ish trajnerin e ekipit Jose Mourinho.

“Leonardo dhe Mourinho meritojnë notën 10 nga 10” tha Zanetti për Sky Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›