E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso, 100 milionë euro për pesë vite

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 15:43

Ngasësi spanjoll Fernando Alonso do të përfiton 20 milionë euro në vit me kontratën e re pesëvjeçare me Ferrarrin kanë njoftuar mediet italiane të shtunën.

Alonso, dy herë kampion i botës në Formula 1 njihej si ngasësi më i paguar në sport ndërsa pas tij gjenden Michael Schumacher (12 milionë euro në vit) dhe kampioni aktual i botës Sebastian Vettel (11).

“Kam besim të plotë te secili punëtor i Ferrarit. Është normale të vazhdoj kontratën me një ekip si Ferrari” tha Alonso pas finalizimit të marrëveshjes së re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›