Kontroll shpërndarësit, kapet me heroinë
14/12/2008 Hetimi mbi një rrjet të gjerë
ELBASAN - Pjerin Qereshniku, 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit, është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi droge e dyshuar si heroinë. Efektivat blu kanë ndërmarrë një kontroll në banesën e 33-vjeçarit, ku kanë gjetur në një qese plastmase 3 pako të mbështjella, brenda të cilave gjendej pluhuri me ngjyrë të kuqërremtë. Dyshimet për fshehjen e sasive të tjera të drogës ka bërë që banesa e shtetasit të arrestuar të kontrollohej me imtësi. Hetimet e prokurorisë në bashkëpunim me sektorin e antidrogës janë duke hetuar mbi një rrjet shpërndarësish droge në lokale dhe sidomos në shkolla. Mësohet se pas arrestimit të 33-vjeçarit janë shoqëruar edhe persona të tjerë.