Ermal Hoxha gjen familjen pas 27 vjetesh
Nje ironi fati, tanime e fshire me lot gezimi. Ermal Hoxha, sot 27 vjecar rigjeti familjen e tij ate cka kishte shume kohe qe po e kerkonte. Me 5 shtator te vitit 1981, Ermali ka ardhur ne jete ne maternitetin e Tiranes. Sipas te dhenave ne vitin 1993, kur Ermali ishte 12 vjec ne fshatin ku jetonte ne Drashovec te Vlores, eshte pare nje grua e cila mendohet se ishte nena biologjike e Ermalit, Besa Latifit e ardhur per te kerkuar djalin e saj.
Kete fakt Ermali e mesoi shume vone, pikerisht ne moshen 19 vjecare ku Ermali meson te verteten per jeten e tij, i cili ishte nje femije i biresuar dhe qe nga ajo kohe ai nuk ka reshtur asnjehere se kerkuari nenen e tij e cila i dha jeten.
Por, nje cast gezimi dhe emocioni ishte per Ermalin naten e se premtes mbrema, ku ne studion e emisionit "Njerez te Humbur", ndodhi bashkimi i vellait me te motren. Nuk kishte sesi te mbyllej me bukur historia e Ermalit, djalit nga Vlora, sesa nje takim me familjen, per t'i rikuperuar vitet e humbura...
Hekuran Latollari
Shenja jete per tregtarin e zhdukur
Rasti urgjent i tregtarit elbasanas te rrobave, Hekuran Latollari hapi maratonen e emisionit "Njerez te humbur" te premten mbrema. I zhdukur ne menyre te mistershme qe prej 5 dhjetorit ne drejtim te paditur, pa asnje hamendesim te mundshem per arsyet. I denoncuar diten e zhdukjes nga familjaret te cilet u shprehen te cuditur per "Koha Jone", per largimin e mistershem.
Kerkimet e nisura menjehere dhe deshmite e teleshikuesve, ngushtuan rrathet e vendndodhjes se Hekuranit. Nje mori telefonatash per 44 vjecarin nga Elbasani, Hekuranin, kane ardhur ne redaksine e emisionit, per te cilin pista kryesore dhe me e besueshme eshte ajo e Lushnjes. Por, nje piste kjo per te cilen po kryhen kerkime nga stafi i gazetareve. Telefonata te shumta kane ardhur dhe nga qytete te tjera te Shqiperise. Disa informacione te tjera kane cuar vemendjen e stafit ne nje vend fqinje por gjithsesi edhe kjo mbetet per t'u verifikuar. Hekuran Latollari ka bere nje buje te madhe edhe ne mediat e tjera por pa mundur ende te zbardhet plotesisht, megjithese i denoncuar edhe ne organet policore.
Renato Qerimi
Ushtaraku qe prej 8 vitesh, "marshon" rrugeve te Tiranes
Me kerkime ne kohe reale dhe ne terren u shoqerua rasti i Renato Qerimit. Per te dyten jave radhazi, telefonata te shumta pohonin se kishin pare nje endacak qe ecejakej neper Tirane, dhe ngjante se tepermi me Renaton.
Sot 34 vjec, Renato largohet nga shtepia ne drejtim te paditur me 19 tetor te vitit 2000 pas nje grindjeje me te atin. Ai kishte mbaruar vitin e pare ne fakultetin e Forcave Tokesore ne Akademine Ushtarake, "Skenderbej". Gjithashtu ishte njohes i mire i disa gjuheve te huaja mes te cilave anglisht dhe greqisht. Ne Greqi kishte punuar ne pune te ndryshme se bashku me babane e tij. Qe ne momentin e prezantimit te historise se Renato Qerimit ka patur nje furi telefonatash te cilat kane fokusuar kerkimet ne Tirane. Vendet me te permendura ne te cilat mendohet se eshte pare Renato jane: Zona e Librit Universitar, ne nje godine te vjeter prane MPV, gjithashtu eshte pare prane Liqenit Artificial ne Tirane. Ka patur dhe informacione te cilat jane fokusuar ne zonen e poshtme te Bregut te Lumit. Pikerisht per zbardhjen e ketyre telefonatave si dhe per te rene ne gjurmet e ketij endacaku per te cilin mendohet se eshte Renato Qerimi, gazetaret e emisionit "Njerez te Humbur" levizen naten e se premtes ne identifikimin e ketij personi. Gjate piketimit te zonave te lartpermendura, gazetaret arriten te gjenin nje endacak i cili i ngjasonte Renatos, madje duke e realizuar edhe me pamje filmike, ne menyre qe familjaret ne studio te shikonin ne ndonje ngjashmeri te mundshme. Por, nga pamjet filmike bruto, te sjella ne emision direkt per teleshikuesit shqiptare, nena e Renatos duke e pare me vemendje, konfirmoi se ai nuk eshte Renato. Por, perpjekjet per Renato Qerimin vazhdojne duke kerkuar serish ne keto zona.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com