E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato: Skema ime stervitore per sfiden e 20 dhjetorit

INTERVISTA / Boksieri shqiptar Kreshnik Qato rrefen se stervitja e tij po zhvillohet duke pasur parasysh kundershtarin. Debutimi ne ringun amerikan, permbushja e nje endrre te vjeter te tij

Boksieri i mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato, pritet te zhvilloje me 20 dhjetor 2008 ndeshjen per te mbrojtur titullin e kampionit te botes ne peshen e mesme, ne versionin WBF. Sic dihet, me 4 prill, Kreshnik Qato u ndesh me portugezin Vitor Sá, ne duelin per kuroren e kampionit te botes te World Boxing Foundation, duke fituar me pike pas nje ndeshjeje te bukur prej plot 12 raundesh.

Cili eshte programi juaj stervitor kur na ndajne pak me teper se dy jave nga sfida e 20 dhjetorit?

Jam ne fazen kulmore te pergatitjes sime pasi vetem pak dite me ndajne nga mbremja e madhe. Stervitja eshte intensive dhe dy here ne dite me perjashtim te se dieles ku une bej vrapim te gjate ne terren te veshtire dhe malor. Gjate javes zhvilloj tre deri ne kater ndeshje pergatitore ose "sparing" dhe ne kete pike, ia vlen te permendet nje nder partneret e mi te "sparing"-ut eshte edhe Antoni Smoll (kampion i versionit WBA International), pasi stervitemi ne te njejtin kamp. Gjithashtu, stafit tim stervitor i eshte shtuar edhe nje keshilltar teknik dhe ai eshte Spenser Firon, i cili eshte njekohesisht edhe keshilltari teknik i te mirenjohurit Deni Uilliams.

Ku qendron diferenca midis pergatitjes tende per kete sfide ne krahasim me pergatitjet per sfidat e meparshme?

Zakonisht perpara ndeshjeve te rendesishme une jam stervitur ne nje kamp stervitor ne France por kesaj radhe po ndjek nje itinerar krejt te ndryshem, per sa i perket stervitjes dhe vendit ku une stervitem. Qe prej dy muajsh, une jam aktivizuar ne nje kamp stervitor ne Londer, i cili ndjek nje strategji krejt ndryshe ne pergatitjen time per kete duel. Nese gjate aktivizimit tim ne France une kam punuar me shume me tekniken dhe rezistencen, nje gje kjo qe me ka sherbyer shume mire ne eksperiencen time, ne Londer stafi ka marre persiper qe te punoje me shume me forcen, rezistencen si dhe perballjen me te shpeshte me ndeshjet pergatitore (sparing).

Sa e njihni kundershtarin, sa e keni studiuar ate dhe si e vleresoni?

David Estrada eshte nje boksier me pervoje ne ringun amerikan dhe shumicen e fitoreve te tij i ka mbyllur me "Knock Out".

Per studimin e teknikes se tij jemi marre ne javet e para te pergatitjes sime, kurse ne kete faze cdo gje ka perfunduar dhe une jam i perkushtuar ne qellimet e mia. Gjithsesi, me pak fjale, po ju bej te ditur disa nga hollesite rreth teknikes se tij.

Ne shumicen e rasteve, ai eshte boksier qe preferon luftimin e hapur ose ne distance, dhe, me sa kemi konstatuar, ai vihet ne veshtiresi nese kundershtari kundervihet ne luftim te afert ose te mbyllur, gje qe i pershtatet shume mire pergatitjes dhe pervojes sime.

Cdo te thote per ju fakti qe do te boksoni per here te pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne token e premtuar te ringut?

Karriera ime si boksier profesionist i ka pasur hapat e para ne ringun anglez, e me pas edhe ne ate shqiptar, dhe ndeshja e radhes do te jete paraqitja ime e pare ne ringun amerikan. Gjate te gjitha ndeshjeve te mia, une kam qene i shoqeruar nga nje numer i madh tifozesh shqiptare, si ne Angli, ashtu edhe ne Shqiperi, dhe kjo gje me ka bere qe te ndjehem si ne shtepine time, ne te gjitha ndeshjet e mia, pavaresisht se ku jane organizuar ato. Dhe, padyshim, nese une do t'i kem serish tifozet shqiptare edhe ne ringun prestigjioz amerikan, atehere une te do thoja qe nuk ka asnje ndryshim midis ringut evropian dhe atij amerikan. Sigurisht qe nuk mundem te mohoj qe ringu amerikan ka qene gjithmone ne endrrat e mia.

Si ndjeheni perballe faktit se ndeshini ne SHBA, per here te pare?

Po, kjo do te jete ndeshja ime e pare ne Amerike dhe me emocionon fakti qe do te jem ndeshja me e rendesishme e asaj mbremjeje te madhe. Por qe te jem me i rendesishmi i mbremjes, une e kam provuar nje here ne Londer dhe plot kater here ne vendlindjen time, ku tre prej ketyre aktiviteteve kane qene te organizuara nga sponsori im "Yldon" sh.p.k. dhe nuk duhet harruar fakti qe te tre keto aktivitete te zhvilluara ne Shqiperi, kane pasur permasa te medha dhe standard boteror. Kete e kane pohuar edhe gjyqtaret e huaj qe kane marre pjese ne keto aktivitete.

Dhe, se fundi, a keni frike?

Ne pergjithesi jam tip qe nuk trembem lehte dhe do te ishte e padenje nese, pas gjithe kesaj stervitje intensive, besimit qe kam ne forcat e mia dhe perkushtimin e trajnereve, te thoja qe kjo ndeshje me tremb...

Intervistoi: Altin Kodra


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›