"Dosjet, do te pastrojme drejtesine"

Demokratet me se te vendosur qe te miratojne ligjin per hapjen e dosjeve, pavaresisht akuzave te opozites dhe grupeve te interesit se nje nxitim i tille e ka burimin tek dosjet e "nxehta" qe jane ne duart e prokuroreve dhe te gjykates. Reagimi ka ardhur dhe dje, teksa Partia Demokratike deklaroi se ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit ka si synim kryesor, te pastroje radhet e gjyqesorit dhe prokurorise nga ata njerez te cilet kane qene vegel e regjimit komunist. Zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Aldo Bumci duke iu pergjigjur akuzave te bere nga Partia Socialiste ne lidhje me hapjen e dosjeve, theksoi se kreu i Partise Socialiste, Edi Rama nuk mund te votonte nje nisme te tille sepse i binte te votonte kunder vetvetes. Ne kete kuader, deputeti i PD-se, Bumci akuzoi paraardhesit e Edi Rames se kane qene pergjegjes per vrasjen e qindra te pafajshmeve gjate regjimit komunist. "Edi Rama nuk mund te votoje pro ketij projektligji, sepse ai eshte nipi i nje ish-anetari te Byrose Politike, i cili ka persekutuar me dhjetera inxhiniere dhe intelektuale te shkolluar ne Perendim. Ndaj dhe Edi Rama nuk mund ta votoje kete projektligj, pasi eshte njesoj sikur te votoje kunder vetvetes", theksoi deputeti i PD-se, Aldo Bumci. Sipas tij, PD ishte e vendosur per ta kaluar diten e hene me votat e saj ne Kuvend kete nisme te rendesishme. Duke shpjeguar se cfare parashikonte ky ligj, Bumci theksoi se kjo nisme nuk kerkonte absolutisht hakmarrje, por vetem respekt ndaj viktimave te regjimit me te eger, qe kishte pare vendi. "Projektligji qe do te votohet te henen ne Kuvend eshte nje variant i ligjit cek, nje nga me te miret ne fushen e lustracionit. Ky eshte nje proces jetik ne vendosjen e standardeve demokratike. Projekti nuk eshte nje akt hakmarrje, por nje akt respekti ndaj te gjithe viktimave te regjimit komunist, qe u ekzekutuan, torturuan dhe vdiqen per te drejtat njerezore. Po ashtu, ai eshte nje detyrim madhor dhe historik ndaj kombit shqiptar", deklaroi gjate nje konference per shtyp, zedhenesi i PD, deputeti Bumci. Sipas tij, projektligji qe do te votohet te henen ne Kuvend eshte nje variant i ligjit cek, nje nga me te miret ne fushen e lustracionit i cili garanton edhe zbatueshmeri te plote ne vend. Demokratet pak dite me pare kane marre vendimin per te miratuar te vetem ne Kuvend, kete nisme e cila synon hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Pasi kane pritur per nje kohe te gjate konsensusin me Partine Socialiste, PD ka vendosur te mos prese me, duke qene se tashme prej dy vitesh ne Kuvend kane shkuar nisma te tjera ne mbeshtetje te hapjes se dosjeve. Drafti i cili do te paraqitet te henen per miratim ne seance plenare, pothuajse eshte i njejte me draftin fillestare te PD-se, i cili dy vite me pare u depozitua ne Kuvend. Mbi kete draft jane vendosur edhe amendime te ardhura se fundmi nga deputete te Partise Demokratike, si Aleksander Biberaj dhe Fatos Hoxha. Brenda kesaj legjislature parlamentare pritet te merret edhe vendimi per hapjen e dosjeve, vendim i cili ka qene gjithmone shume i diskutuar ne lidhje me efektet qe mund te sjell dhe surprizat e ndryshme qe mund te dalin nga verifikimi i figurave te caktuara.
Si do verifikohen "spiunet"
Me miratimin e nismes per hapjen e dosjeve pritet te ngrihet edhe nje komision i posacem per verifikimin e figurave. Ky komision pritet te perbehet nga anetare te cilet perfaqesojne institucione te rendesishme te vendit si Presidenca, Keshilli i Ministrave, SHISH-i dhe perfaqesues nga dy grupet me te medha parlamentare ne vend. Komisioni pritet te vihet ne levizje dhe nis proceduren e verifikimit te funksionareve me kerkese me shkrim, te titullarit te institucionit apo organit te emerteses se tij, per funksionarin publik dhe per te gjithe kategorite te cilet do t'i nenshtrohen verifikimit te figures se tyre. Nga ana tjeter vendimet qe do te jepen nga ky autoritet ne lidhje me pastertine ose jo te figurave do te mund te ankimohen ne gjykate. Ky komisioni pritet te verifikoje edhe kandidaturat per deputete, te cilet do te hyjne ne lista per zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe do te zhvillohen ne vitin 2009.