E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: "Dosjet", PD presion Prokurorise per bllokimin e dosjeve te "qeverise"

Partia Socialiste sulmon projektligjin e PD per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, duke shprehur disa dite perpara votimit ne Kuvend voten kunder per kete draft. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Erion Brace, ka akuzuar mazhorancen se qellimi i vertete i ketij drafti ligjor eshte bllokimi i punes se Prokurorise per ceshtjen e rruges Durres-Kukes, per tragjedine e Gerdecit dhe ceshtjen "Fazllic". Sipas nenkryetarit te ligjvenesve socialiste, ligji per pastertine e figures se zyrtarit te larte synon pikerisht mbrojtjen e ministrave te qeverise Berisha qe po hetohen nga Prokuroria.

"Ligji i famshem i dosjeve nuk synon te hap dosjet per zyrtare te larte, as per ata qe kane punuar per agjenturat e huaja ne Shqiperi, por synon thjesht dhe vetem pastrimin, apo shtetezimin e pavaresise se institucioneve kushtetuese, qe eshte Prokuroria dhe gjykatat, ne sherbim te dosjes Basha, dosjes se Gerdecit dhe dosjes se Fazllicit", tha Brace. Nderkohe ai nuk ka munguar edhe njehere te rendise te gjitha faktet, qe sipas tij, vertetojne katerciperisht se eshte abuzuar me rrugen Rreshen-Kalimash. "Tre vendime te rendesishme te rruges Rreshen-Kalimash, jo ligjore e me kundershti nga ministrat e Berishes. Tashme eshte e qarte se korrupsioni familjar i Sali Berishes, ne vetem 18 vjet e 1dite, e ka kthyer Partine Demokratike ne partine me te vjeter se 65 vjec. Kryeministri Sali Berisha perseriti avokatine politike per nje minister te pandehur, ende ne detyre, duke dhene shembullin tipik per shoqeri korruptive sipas te cilave drejtesia funksionon per cilindo, por jo per pushtetarin. Ai perseriti avokatine politike duke thene se vendimet per vjedhjen shembullore te shekullit ne vetem 60 km rruge Rreshen- Kalimash i ka marre qeveria dhe jo ministri i pandehur", reagoi Brace, i cili ka nenvizuar se akuzat ndaj Bashes s'jane ngritur nga ndonje subjekt politik, por nga KLSH, institucioni kushtetues i kontrollit, dhe po gjykohen nga Prokuroria, e cila gjendet nen presionin e Berishes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›