Thaçi: Zgjedhja e Presidentit, në një kohë me parlamentin
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh sot për mediat kosovare se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në të njëjtën kohë me ato parlamentare. Kjo do të thotë që në vjeshtën e vitit 2013 do të zhvillohen dy palë zgjedhje në Kosovë.
Deklarata e Thaçit nuk ka hapur ndonjë konflikt politikë në Kosovë. Sipas medieve kosovare duket se të gjitha palët politike ndjehen komod me idenë e zhvillimit të zgjedhjeve në të njëjtën kohë.